Vetevriten dy te rinj
DURRES - Nuk kane dashur me te shpresojne se viti i sapoardhur mund te ndryshonte jeten e tyre. Te lodhur e ne kushte te renda depresive, dy te rinj i dhane fund jetes dje ne kohe, vende e menyra te ndryshme ne qytetin e Durresit. Vetehelmimi i mori jeten dje ne oret e paradites nje vajze te re ne Xhafzotaj te Durresit, e cila mendohet se eshte vetehelmuar si pasoje e nje depresioni te shkaktuar kohet e fundit. 22-vjecarja e quajtur Lorena Aliaj me banim ne Xhafzotaj te Durresit, nderroi jete ne spitalin e Durresit, ku u soll nga prinderit e saj per t'i dhene ndihme mjekesore, por shpetimi i se rese ishte e pamundur per bluzat e bardha, pasi ajo kishte konsumuar helmin vdekjeprures nje ore para se te mberrinte ne spital, rreth ores 8.20 te mengjesit te djeshem. Burime nga policia thane dje pas hetimeve, se shkak i vdekjes eshte bere depresioni, i cili e ka shtyre 22-vjecaren te konsumoje fotoksine dhe te gjeje me pas vdekjen ne duart e mjekeve. Per te zbardhur ngjarjen eshte kerkuar edhe ndihma e prinderve, ndersa oficeret e Policise Gjyqesore kane shtene ne dore procesverbalin e ekipit te mjekeve. Ndersa pasditen e djeshme, Gentian Toska, 30 vjec u hodh nga 25 metra lartesi e si pasoje gjeti vdekjen. Sipas policise, ngjarja ndodhi ne lagjen nr. 18 te qytetit te Durresit. Hedhja nga kati i peste i nje pallati ishte fatale per 30-vjecarin, i cili u identifikua vetem fale nje certifikate lindjeje qe iu gjet ne xhep, pasi ai aktin vetevrases nuk e kishte kryer prane baneses se tij.