Shtyhen diskutimet për procedurat e zgjedhjes së presidentit
Konferenca e Kryetarëve të grupeve kuvendore ka miratuar me konsensus kalendarin 3- javor të të Kuvendit të Shqipërisë. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa në nisje të seancës plenare, kryetarja e Kuvendit, u shpreh se në mbledhjen e kryetarëve u miratua kalendari 3- javor i Kuvendit të Shqipërisë, si dhe programi 2- mujor i Kuvendit.
Ndërkaq, mësohet se gjatë kësaj mbledhje nuk është diskutuar për kohën e nisjes së procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Ne njoftimin e Kuvendit thuhet se “Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi Kalendarin e Punimeve të Kuvendit për periudhën tre-javore 30 prill-18 maj si dhe Programin e Punës së Kuvendit për periudhën 30 prill- 8 qershor.”
Procedurat e zgjedhjes së Kuvendit të Shqipërisë fillojnë në fundin e muajit maj, ndërsa dhe mbyllen në korrik. Siç raportohet, palët kanë rënë dakord që për të diskutuar këtë çështje do të mblidhen herë tjetër.