Si ka mundësi të komentosh në kësilloj mënyre për disa fatkeqë?
Komuniteti gazetaresk duhet të bëjë një deklaratë kundër mënyrës si po trajtojnë Gërdecin, mediat partiake, veçanërisht gazeta e PD. Janë mësuar të quajnë manipulime mediatike çdo gjë që nuk u vjen pas avazit. Disa nga këta grevistet e Gërdecit janë shtruar në spital dhe po rrezikojnë jetën.
Edhe ky manipulim mediatik është??? Po mirë ç’duhet të ndodhë, të vdesin urie, që ca si puna e këtyre të ndërgjegjësohen???
Si ka mundësi të komentosh në kësilloj mënyre për disa fatkeqë? Kjo qeveri i vrau ata në mes të ditës dhe kjo është e qartë sa shpërthimi i Gërdecit. Edhe nuk mjafton vetëm kaq, por i mashtroi dhe po i poshtëron sot... Lexojeni se keni dhe intervistën e kunatës së Kryeministrit, si për rastësi, nëpër media... Të vjen ndot me këta njerëz...