E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, një dëshmi se sa larg staturës së shtetit është BE-ja

Refuzimi irlandez për Traktatin e Lisbonës është veçse blici teknik i radhës, siç ishte ai francez e holandez ca vite më parë.

Kryepyetja është: A janë gati 27-vendet t’ia kalojnë sovranitetin BE-së? Apo, a do të jenë ndonjëherë gati për këtë hap final dhe të pakthyeshëm?

Bashkëpunimi ekonomik, policish e më the a të thashë, është një gjë, dhe krijimi i BE-së si një shtet i vërtetë, është tjetër gjë.

BE, është eksperimenti i parë në histori, ku një shtet do të krijohet me bisedime, votime, e kështu me radhë, apo shkurt, me paqe. Ky eksperiment është akoma me delikat, po të kemi parasysh që do të duhet që një tufe shtetesh qindravjeçare, prapë të heqin dorë nga sovraniteti vullnetarisht, pra në një fare mënyre të bëjnë vetëvrasje. Kjo, pavarësisht retorikës së politikanëve.

Se sa larg është BE prej qenies një shtet, duket dhe nga një çështje pa rëndësi strategjike për BE, siç është rasti i Kosovës. Jo vetëm ca i bien gozhdës, e ca të tjerë patkoit, por edhe thundrat u përkasin kuajve të ndryshëm. Pra, kur s’merren vesh për një gjë pa shumë rëndësi, bëj hesap po të ishte jetike për pjesëtare të BE-së.

Mbase më mirë, apo më shumë realiste do të ishte që BE të vazhdoje një si bashkim lose, pa kërkuar gjëra që mund të jene të paarritshme, apo që mund të kenë çmime që asnjeri s’është gati t’i paguajë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›