Si mund të ndryshojë kaq shpejt vota në KLD?!
Presidenti i ri, Bujar Nishani, së bashku me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, votuan për Elvis Çefën si nënkryetar të ri të KLD-së. Kjo garë ishte lënë e hapur nga presidenti Bamir Topi, pasi qeveria kërkoi me ngulm që nënkryetar i KLD-së të ishte Elvis Çefa, i zgjedhur nga mazhoranca në Kuvend. Kurse Bamir Topi ishte për zgjedhjen e Ilir Mustafajt nga komuniteti i gjyqtarëve.
Votimi i atëhershëm u pezullua sepse KLD-ja ishte e ndarë më dysh në përkrahje të njërit e tjetrit kandidat. Ndërsa sot votoi unanimisht për Elvis Çefën. Sa shumë ndikoka ndërrimi i presidentit në votën e burrave dhe grave që drejtojnë pushtetin gjyqësor në Shqipëri! Motoja Të gjitha pushtet sovjetëve!, siç duket, është ende gjallë në atdheun tonë.
E.Zaloshnja
http://respublica.al/artikuj/2012/08/07/si-mund-te-ndryshoje-kaq-shpejt-vota-ne-kld