Edi Rama: Shqipëria nuk qeveriset, krimi bën çtë dojë
Kryetari i PS, Edi Rama, ka dënuar krimin e ndodhur dje tek ish- Fusha e Aviacionit në Tiranë. Ai është shprehur se gjendja e rendit publik nuk ka qenë kurrë më keq se sot në vend që prej 1997-ës.
Ai ka akuzuar Kryeministrin duke i thënë se e vetmja punë që ai bën është të shpifë e të shajë opozitën.
Shqipëria nuk qeveriset, krimi bën çtë dojë teksa qeveria merret me grabitjen e vendit e kryeministri të vetmen punë ka të shajë e shpifë për opozitën!
Kurrë më keq se sot s’ka qenë gjendja e rendit publik në Shqipëri prej 97-ës! Kurrë më shumë s’ka pasur korrupsion e krim. Duhet Rilindje! shkruan Rama.
Një grua humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti e plagosur pasditen e djeshme, tek ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë, pasi u goditën me thikë në një tentativë për tu grabitur bizhuteritë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Abedin Rexha. Adoleshentët e krimit janë ende në kërkim dhe policia ka ofruar 10 mijë euro shpërblim për informatorët.