Vëllai i Kim Kardashian Të dua shqip Rita Orës
Share
Robert Kardashian, vëllai i seks bombës Kim Kardashian, ka shuar të gjitha spekulimet sa i përket lidhjes së mundshme me këngëtaren shqiptare, Rita Ora.
UsMagazine kishte raportuar javë më parë se Rob dhe Rita janë në një lidhje dashurie, por mungonte konfirmimi.
Tani në Twitter ishte vet Rob ai që në një prej tweet-ave të tij është shprehur në shqip: Të dua.
Kështu definitivisht konfirmohet se Rita Ora është në lidhje me Rob Kardashian, teksa më herët kanë ekzistuar spekulime që këngëtarja shqiptare mund të jetë e lidhur edhe me Bruno Mars.