E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpifi ndaj Frangajt gjykata 60 mije leke gjobe Mero Bazes

Gjykata e Tiranes ka denuar per Shpifje gazetarin dhe botuesin e se perditshmes Tema Mero Bazen

Gjykata e Tiranes shpalli fajtor dhe denoi me 60 mije leke gjobe gazetarin dhe botuesin e gazetes Tema Mero Baze i cili u padit per shpifje nga drejtori i pergjithshem i televizionit Klan Aleksander Frangaj. Ky i fundit kishte kerkuar si demshperblim shumen prej 199 milione lekesh. Vendimi u dha pak dite me pare nga gjyqtari Ibrahim Hoxha sipas te cilit Baze i ka konsumuar te gjitha elementet e vepres per te cilen akuzohet. Ne padine e dorezuar ne gjykate Frangaj pretendon se duke filluar qe nga korriku i vitit 2009 e deri ne janar 2010 Baze ka botuar ne gazeten e tij rubriken Antena brenda familjes. Ne kete rubrike ai ka shpifur ndaj Frangajt duke e vene ate ne situata te paqena dhe duke vene ne gojen tij fjale te pathena. Sipas Frangajt keto shpifje kane vazhduar edhe me pas kur kjo gazete nuk shtypet dhe shperndahet me por publikohet ne faqen e internetit. Paditesi pretendon se shpifjet e publikuara ne vazhdimesi nga i pandehuri cenojne rende nderin dinjitetin dhe figuren publike te tij te cilat jane krijuar me pune dhe perpjekje te panderprera per me shume se 20 vjet.

Pretendimet e Bazes

I pandehuri nepermjet avokates se tij ka pretenduar ne gjykim se eshte e vertete qe ne rubriken Antena brenda familjes ka perhapur te dhena te rreme por qellimi i tij nuk ka qene shpifja dhe cenimi i figures se te demtuarit por qellimi i vetem i kesaj rubrike ka qene dhe eshte humori. Ky pretendim i avokates se Bazes per Frangajn sipas gjykates eshte i pabazuar ne prova dhe fakte dhe eshte dukshem nje tentative per te perfshire lirine e te shprehurit aty ku nuk mund te perfshihet pasi gazeta Tema nuk eshte nje gazete humoristike apo satirike por nje e perditshme me destinacion kryesor informacionin dhe analizat e ndryshme mbi situaten ne vend dhe bote. Pavaresisht kesaj askush nuk mund tia mohoje te drejten te akuzuarit apo gazetes Tema te publikoje edhe rubrika humoristike apo satirike sa here qe do ta gjykoje te arsyeshme apo te nevojshme.

Vendimi i plote i gjykates

Gjykata veren se kerkesa e te demtuarit akuzues Aleksander Frangaj per deklarimin fajtor dhe denimin e te pandehurit Mero Baze per kryerjen e kundervajtjes penale te Shpifjes te parashikuar nga neni 120/2 i K. Penal eshte e mbeshtetur ne ligj dhe ne prova. Ne saje te analizes se mesiperme nga shqyrtimi i provave shkresore te administruara ne seance gjyqesore sic jane gazetat Tema ne rubriken e saj Antena brenda familjes rezulton se i pandehuri Mero Baze ka paraqitur te dhena qe dihen qe jane te rreme me qellim dhe kunder nje personi konkret te cilat cenojne dinjitetin e personit dhe konkretisht te te demtuarit akuzues Aleksander Frangaj. Kjo kundervajtje penale eshte kryer nepermjet botimit te shkrimeve ne gazete te bera boterisht dhe te kryera me shume se nje here ndaj shtetasit Aleksander Frangaj.

Sa me siper bazuar ne nenin 120/2 te K. Penal gjykata cmon se i pandehuri Mero Baze duhet te deklarohet fajtor per akuzen e Shpifjes dhe po ne baze te kesaj dispozite te denohet me 60 000 leke gjobe.

Gjykata cmon se ky lloj dhe kjo mase denimi eshte ne pershtatje me rrezikshmerine e vepres te autorit si dhe rrethanat e tjera ne te cilat eshte kryer vepra penale. Gjithashtu gjykata cmon se ky denim do ti sherbeje edukimit te te pandehurit parandalimit te kryerjes se veprave penale nga i pandehuri rehabilitimit te tij si dhe parandalimit te pergjithshem te kesaj vepre penale ne shoqeri. Duke qene se i pandehuri Mero Baze u deklarua fajtor dhe u denua per vepren penale per te cilen akuzohet bazuar ne nenin 485 te K. Pr. Penale duhet te paguaje shpenzimet gjyqesore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›