Krim pa kufi/ Falsifikohet edhe monedha 20 lekëshe, Posta nuk i pranon më
Krimi nuk po njeh kufi. Tani ka nisur që të falsifikohet edhe monedha 20 lekë.
Sipas Panoramës, dizajni është identik, me asnjë ndryshim, deri në imtësi, veçse në pamje të parë ngjyra është pak e ndryshme. Bëhet fjalë për qarkullimin viral të 20-lekëshave falsë, që janë përhapur gjerësisht nëpër Tiranë prej 10 ditësh dhe që tashmë po kthehen në shqetësim për qytetarët.
Posta Shqiptare është institucioni i parë që i refuzon, edhe pse në pamje të parë nuk kanë ndonjë diferencë të madhe me origjinalin.
Nëse nuk je i vëmendshëm apo nuk ke një tjetër në dorë për ta krahasuar, shumë thjesht mund ta marrësh pa e vënë re nga kafja, urbani apo marketi i lagjes.