E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si një Bond femër

Një prej yjeve të filmit të ri për agjentin sekret, James Bond, është edhe Naomie Harris. Ajo shpalosi disa detaje për personazhin që e luan në filmin “Skyfall”.

Naomie Harris në filmin e ri për agjentin sekret britanik luan rolin e Eva’s, një femër kjo që do të jepte gjithçka vetëm të bëhej James Bond.

"Ajo do të dëshironte të jetë një Bond femër, edhe pse askush s’mund të bëhet si ai” , i tha aktorja revistës ‘Total Film’.

"Eva mendon se është po aq e aftë sa edhe agjenti 007”, pohoi Naomie, derisa sqaroi se për rolin e saj në film i është dashur që “të stërvis goxha seriozisht”.

"Kam stërvitur shumë kikboks, ndërkohë që kur gjuajta për herë të parë me revole u frikësova tejmase. Më vonë u mësova që të kënaqesha derisa përdori armët” , tha ajo.

Ndryshe regjinë e filmit "Skyfall", me Daniel Craig në rolin kryesor, po e bënë regjisori Sam Mendes. Përveç Naomie Harris, në film luajnë edhe Judi Dench, Javier Bardem, Ralph Fiennes, Ola Rapace, Helen McCrory, Berenice Marlohe, Albert Finney dhe Ben Whishaw.

Filmi i ri për agjentin 007 do të dalë në kinema më 26 tetor 2012.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›