E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vashat e Egra

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna ka publikuar sekuencat e singlit të saj të dytë “Girls Gone Wild”, të albumit të saj të ri "MDNA".

Data zyrtare e publikimit të albumit ende nuk është konfirmuar, por menaxheri i Madonna’s, Guy Oseary, ka konfirmuar në Twitter se ky do të jetë singli i dytë dhe se albumi del së shpejti.

"Regjisorët e klipit të këngës 'Girls Gone Wild', që u xhirua javën e kaluar, janë Mert dhe Marcus. Ata i kanë bërë edhe fotot dhe kopertinën e albumit”, nënvizoi Guy.

Singli i parë i Madonna’s "Give Me All Your Luvin", që e interpretoi premierë gjatë filanes së Super Bowl, aktualisht radhitet i dhjeti në top-listën e Billboard, dhe është singli i 38’të i saj që radhitet në mesin e dhjetë më të shiturve në Amerikë.

Madonna i ka demantuar pohimet se mysafir në album do ta ketë edhe Britney Spears.

Albumi "MDNA" pritet të publikohet në fund të muajit mars, e pastaj do të pasojë edhe një turne për promovimin e tij. Zagrebi do të jetë një prej vendeve ku do të performojë Madonna.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›