Vdekja e gjuhëve

Sipas UNESCO’s, shikuar nga aspekti statistikor, në çdo dy javë në botë vdes nga një gjuhë. Atlasi i gjuhëve të rrezikuara i UNESCO’s momentalisht shënon 2,474 gjuhë që kërcënohen me zhdukje. Para emrit të secilës gjuhë sqarohet shkalla e rrezikut dhe rajoni ku shfrytëzohet ajo gjuhë. Veç kësaj, atlasi shënon edhe 230 gjuhë të tjera, që janë zhdukur nga viti 1950. Kjo listë rifreskohet një herë në javë.
Për të tërhequr vërejtjen për këtë zhvillim shqetësues, në vitin 200o UNESCO ka shpallur 21 shkurtin si Ditë Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Emërtimi zyrtar i saj zbulon edhe synimin, “”Dita Botërore e Nxitjes së Llojllojshmërisë Gjuhësore dhe Kulturore”.
Gjuhët “e vogla” – të vogla duke marrë parasysh përhapjen gjeografike dhe numrin e folësve – nuk janë një lidhëse simpatike e as ekzotike për gjuhët “e mëdha”. Në fakt, gjuha nuk është “vetëm një sistem shenjash që shërben për komunikim të përditshëm”, por “secila gjuhë paraqet një përmbledhje të përvojave dhe njohurive njerëzore”, thekson Roland Bernecker, sekretar i komisionit gjerman të UNECSO’s.
"Nëse një gjuhë zhduket, komuniteti botëror humb një pjesë të dijes për vetveten”, nënvizon Bernecker, andaj, sipas tij, “ruajtja e një gjuhe nënkupton edhe pranimin e vlerës së jashtëzakonshme të identitetit rajonal”.
Shkaqet që ndikojnë në zhdukjen e gjuhëve janë të ndryshme. Ndonjëherë bëhet fjalë për luftëra dhe dëbim të popullatës nga ndonjë zonë, e ndonjëherë për stigmatizim negativ të gjuhës dhe folësve të saj. Në këtë kontekst, migrimet dhe asimilimet janë gjithashtu të rrezikshme për ruajtjen e gjuhëve “të vogla” karakteristike. Por edhe teknologjitë e reja informative, të cilat e përshpejtojnë zgjerimin e ndikimit të të ashtuquajturave “gjuhë të mëdha”, para së gjithash të anglishtes.
Historikisht, Dita e Gjuhës Amtare përkujton 21 shkurtin e vitit 1952, kur në Daka, që asokohe ishte kryeqytet i Pakistanit Lindor, erdhi deri te trazirat për shkak të vendimit të qeverisë që gjuha urdu të shpallej gjuhë zyrtare në vend. Edhe pse ishte gjuhë amtare e shtesës sunduese në Pakistanj, urdu ishte gjuhë amtare e vetëm tre përqind pakistanezëve. Për 56 përqind të popullatës vendore gjuhë amtare ishte bengali. Trazirat që pasuan ishin fillimi i luftës dymujore qytetare, e cila përfundoi me ndarjen e vendit në Pakistanin Lindor dhe atë Perëndimor. Pakistani Lindor më vonë e ndërroi emrin në Bangladesh. Gjuha bengali jo vetëm që është gjuhë zyrtare atje, por ajo flitet nga 98 përqind e popullatës.