E Diel, 1 Nëntor 2026

"Si nje lamtumire pa lamtumire"

Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, terhiqet nga funksionet ne PD. Sali Berisha pranoi humbjen ne zgjedhje dhe ka marre mbi vete pergjegjesite, duke u shprehur se do te vijoje detyrimet kushtetuese si kryeminister ne detyre deri ne mandatimin e qeverise se re ne muajin shtator. Flasin analistet Roland Lami dhe Aleksander Çipa

Themeluesi dhe kryetari i Partise Demokratike duket se ka marre te merkuren ne mbremje vendimin me te veshtire ne karrieren e tij politike rreth 23 vjecare. Tri dite pasi partia dhe koalicioni i djathte qe ai udhehoqi mori rezultatin me trondites nga zgjedhjet parlamentare te se dieles, Sali Berisha dha doreheqjen nga te gjitha postet partiake, pavaresisht se sic tha ai, shume nga mbeshtetesit dhe miqte e tij i kishin kerkuar te kunderten. Ne nje fjalim qe kishte brenda njohjen e rezultatit dhe fitoren e kundershtareve, me nje abstrakt te etapave me kryesore te kontributit te PD-se per Shqiperine nga viti 1990, Berisha e mori vete pergjegjesine per humbjen e zgjedhjeve parlamentare.

"I uroj fituesit mbaresi ne detyren e tij te larte dhe uroj qe qytetaret te gezojne nje jete gjithmone e me te mire. Kemi punuar fort. Une jam perpjekur me mish dhe me shpirt te bej me te miren. Ne i humbem keto zgjedhje. Per kete humbje gjithe pergjegjesia bie mbi mua - vetem mbi Sali Berishen".

Nen duartrokitjet frenetike te qindra mbeshtetesve qe e ndiqnin nepermjet altoparlanteve para selise se PD-se, Sali Berisha artikuloi planet per ardhmerine politike duke theksuar, se do te jete nje anetar i thjeshte i PD-se dhe deputet i saj. “Kemi humbur nje beteje. Sot eshte e domosdoshme te qendrojme me te bashkuar se kurre. Detyra te medha na presin qe ta shnderrojme ceshtjen tone te drejte ne ceshtje te te gjithe shqiptareve”.

Si nje lamtumire pa lamtumire

Analisti politik Aleksander Çipa e pershkruan fjalimin ne dy ane te medaljes. Beri nje sjellje prej shtetari. i ktheu pershendetjen e nje dite me pare z. Rama si fitues i gares, thote Çipa per DW. “Nga ana tjeter ishte si nje lamtumire pa lamtumire. Nese ai pranoi qe pa revokim te linte postin e kryetarit dhe gjithe postet ne PD, u zotua se do te udheheqe reformen dhe procesin e ndryshimit ne kete parti. La te nenkuptohet pra, se ky nuk ishte fjalimi i tij i fundit. Mu duk e tepruar percaktimi i tij per shtatorin si kohe per kalimin e pushtetit ekzekutiv, pra afatin se kur ai duhet te dorezoje detyren ne Keshillin e Ministrave per ate qe eshte fitues i zgjedhjeve te 23 qershorit.

Pedagogu i Shkencave Sociale, Roland Lami mendon se sa i takon ligjerimit prononcimi i kryeministrit Berisha eshte nje standard i ri per kete periudhe tranzicioni. Qartesisht njera pale jo vetem qe njeh humbjen, por dhe pershendet kundershtarin e tij per fitoren dhe i permbahet pergjegjesise morale para elektoratit, dhe marrjes se pergjegjesise sipas statutit partiak, thote Lami per DW.

"Z. Berisha nuk harroi te permende produktin dhe kontributin konkret te ketij subjekti nga koha e fillimeve te pluralizmit dhe deri me sot. Une mendoj se shoqeria shqiptare me keto akte percjell periudhen e tranzicionit, duke u ndare nga ankthi nese do e njohim apo jo rezultatin, si dhe vendosja e raporteve normale me kundershtarin pas nje gare zgjedhore, aspekte qe jane treguar ne nje forme shume te deformuar me pare".

Koha per rivitalizim te lidershipit dhe te strukturave

Por si parashikohen zhvillimet brenda PD tani qe pas 8 viteve ndodhet ne opozite? Roland Lami thote per DW se eshte i nevojshem nje reflektim, sepse sipas tij kjo u pa ne zgjedhjet e se dieles, ku dhe ato qe mund te konsiderohen si bastione te PD e votuan kunder.

"Kjo lidhet me ate qe ka bere PD ne keto 8 vite. Eshte koha per rivitalizim te lidershipit, qofte dhe te strukturave. Por ajo qe mendoj se ka rendesi eshte permbajtja doktrinare e PD-se. Nga shtatori dhe ne vijim them se permbajtja doktrinare duhet t’i nenshtrohet nje qasjeje te re, qe ne nuk kemi pasur mundesi ta kemi pare te pakten ne 8 vitet e fundit, kur PD ka qene ne ekzekutiv.

Kurse Aleksander Çipa shpreh dilemen per procesin reformues. "Duhet pritur. Ketu kam parasysh se cili do te jete konkretisht roli i kryetarit te dorehequr ne kete proces, sepse ky do te jete dhe vleresimi real se sa i sinqerte dhe reflektiv ishte fjalimi i tij para mbeshtetesve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›