E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Projekti TAP, te perfshihet edhe Kosova Eglantina Nasi

Perzgjedhja e projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik si fitues i gares per sjelljen e gazit azer ne Evrope, ne aspektin strategjik, eshte arritja me e madhe per Shqiperine pas anetaresimit te saj ne NATO. Ky ka qene vleresimi i bere dje publikisht nga Kryeministri Berisha rreth kesaj arritje, gjate mbledhjes se pare te qeverise, pas zgjedhjeve te 23 qershorit. Duke lancuar gjithashtu edhe idene, qe ne projektin madhor te TAP-it, te perfshihet edhe Kosova. “TAP perben arritjen me te madhe te Shqiperise pas anetaresimit ne NATO, ne fushen strategjike dhe pergjigjen me te shkelqyer te interesave te saj strategjike. TAP eshte zhvillim i nje rendesie strategjike te jashtezakonshme per Shqiperine, pasi me ndertimin e ketij gazsjellesi, i cili pritet qe ne vitin 2019 te sjelle gazin ne Shqiperi, vendi yne zgjidh ne menyren me perfundimtare dhe me te plote problemin e energjise. Dhe krijon nje mbeshtetje te jashtezakonshme ne te gjithe procesin e industrializimit te saj, e shoqeruar kjo edhe me gazifikimin e vendit, pra shnderrimin e gazit si burim kryesor ne gatim dhe ne ngrohje. E keshtu qe shqiptaret do te mund te gatuajne dhe te ngrohen me burimin me te leverdishem te energjise qe eshte gazi”,- deklaroi gjate fjales se tij kreu i qeverise. Per te vijuar me tej me permendjen e faktit tjeter, se ky projekt de fakto, projekti me i madh i gazit ne Evrope, do te krijoje ne Shqiperi ne te gjithe trajektoren e tij dhe me gjere mijera vende pune. “Do te krijoje vende pune, jo vetem me ndertimin e tij, por qindra e qindra biznese, sherbime ne te gjithe trajektoren e tij. Faktikisht ky korridor behet nje korridor i fuqishem punesimi dhe te ardhurash per shqiptaret”,- tha gjithashtu Berisha. Ndersa ne lidhje me perfshirjen e Kosoves ne kete projekt madhor, ai do te deklaronte saktesisht se e sheh si nje mundesi konkrete, pavaresisht veshtiresive paraprake. “Kam paraqitur kerkesen qe te perfshihet edhe Kosova sepse ndjenjat miqesore ndaj shqiptareve ne Kosove, ne Azerbajxhan jane te larta. Por ka nje problem qe e nderlikon pak kete ceshtje dhe ata do ta shqyrtojne”,- vuri ne dukje Kryeministri mbi kete problematike. Duke perfunduar me falenderimin ndaj

pales azere per miratimin e ketij projekti strategjik per vendin tone. “Le te shpreh ne emer te qeverise mirenjohjen me te thelle qeverise se Azerbajxhanit, e cila qe ne fillim ka deshmuar ndjenjat me miqesore ndaj shqiptareve dhe Shqiperise. Te shpreh mirenjohjen me te thelle ndaj konsorciumit te Shah Deniz 2 i cili ka bere vleresimin me objektiv, bazuar kryekeput ne kritere tregtare dhe TAP ka predominuar mbi Nabuccon ne te gjitha kriteret”,- nenvizoi Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›