Si nuk mësohet nga gabimet e së kaluarës
Nëse ju jeni ende duke pyetur veten se pse Shtetet e Bashkuara janë ende në telashe, atёherё një vend i mirë për të filluar është artikulli i Bill Keller në gazetën e djeshme tё “New York Times”. E cila është një goditje e lehtё autokritike, në të cilën ai pasqyron vendimin e tij tё gabuar në favorizimin e luftës në Irak dhe kjo gjithashtu ilustron pjesën e gabuar tё krijimit të strategjive dhe politikës në Tokën e Lirë. Toni i përdorur është relativisht i butё dhe i trishtё,duke venё re një grimcë të vërtetë keqardhjeje. Është mёse e dukshme se Keller ka kaluar shume netё pa gjumë duke rishqyrtuar gabimin e tij dhe prapë ai mezi pranon se ai dhe bashkëpunëtorët e tij aktivizuan një luftё, e cila rezultoi nё qindra e mijëra njerëz vdekur, duke “krijuar” gjithashtu miliona refugjatë dhe duke konsumuar trilionë dollarë. Në vend të kësaj, ai na tregon se agresiviteti i post-9/11 erdhi nga "një rritje instinktive mbrojtëse,qё ishte edhe nga lindja e vajzës sime të dytë, pothuajse nëntë muaj pas sulmit tё 9/11”. "Më falni, si thatё? Edhe unë jam mbi përkushtimin prindëror, por gjithashtu pres nga njerëzit në pozitё dhe me autoritet si Keller” të mbajnë ndjenjat e tilla nën kontroll dhe tё mos veprojnë duke u bazuar e dëgjuar vetëm zemrën, por tё pёrballojnё realitetin. Shumë ekspertë tё tjerё liberalë, ishin gjithashtu agresive në luftë, një grup tё cilit, Keller i referohet si "Unë nuk mund ta besoj se jam një Klub Skifterësh”. "Kjo vetëmbrojtje bazohet edhe nё shprehjen: "Ok, unë e kisha gabim, por përveç meje kishte edhe shumë djem të tjerë të zgjuar qё reaguan e vepruan nё tё njëjtën mënyrë". Por ajo qё ngeli pa u përmendur është se edhe shumë të tjerë e pranuan këtë vendim si tё drejtё, duke përfshirë edhe tridhjetë e tre dijetarët e sigurisë ndërkombëtare tё cilët botuan një shpallje “të paguar” në faqen zyrtare tё Keller nё 27 shtator tё vitit 2002.
Por a bёri ndonjë përpjekje Kelleri apo ndonjë tjetër nga anëtarët e editorialit tё bordit Times " për të parë nëse kundërshtimin i tyre për luftën ishte i bazuar nё arsye tё forta? Sigurisht që jo. Së fundi, reflektimet e Keller-it janë të heshtura në lidhje me atë qё Times ka bërë për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen. Le të mos harrojmë se Keller & Co punësuan William Kristol, i cili meriton tё njëjtën pjesё faji për luftën aq sa edhe ata, për të shkruar një kolonë disa vjet mbrapa, gjatë luftës në Irak,nё momentin qё lufta kishte shkuar drejt jugut. Kjo eksperiment I vogël nuk funksionoi siç pritej, por kjo tё paktën ju jep disa ide rreth “kthesave” dhe mësimin qё mori Times”. Për ti venё kapak të gjithave , le ti kthehemi sё djeshmes dhe shqyrtimit tё librit, ku historia përmblidhet nё shqyrtimin neokonservator tё David Frum e Tom Friedman dhe librit tё Michael Mandelbaum; se si Amerika mund tё analizoje gabimet e saj. Gjithashtu duke rikujtuar dhe ish personin qё shkruante fjalimet e Bushit, i cili na “dha” edhe shprehjen "boshti i së keqes", dhe bashkë-autorin (me Richard Perle) të një nga librave më “komike” mbi "luftën kundër terrorit." Dhe si Keller, Frum, Friedman dhe Mandelbaum ishin të gjithë skifterët entuziastë në luftën e Irakut. Dhe ja ku I keni tё servirura tё gjitha: në përvjetorin e dhjetë të 9 / 11, Times i dha një “vend” të dukshëm tё rёndёsishёm atër personave, të cilët ishin të gjithë përkrahës vokal tё pushtimit të Irakut, një vendim qё solli mё shumё dëme Shteteve tё Bashkuara sesa Al Kaeda ka sjellё ndonjëherë. Në vend që të mbajnë veten përgjegjës për “veprat” e sё kaluarës dhe duke kërkuar këshilla midis ekspertëve, Times si shumica e themeluesve tё politikës së jashtme, vazhdon për të kandiduar në autopilot dhe riciklon të njëjtat ideologji. Dhe në qoftë se vendi vazhdon duke u mbështetur në këshilla nga ata që marrë kanё marrё kaq shumё vendime te gabuar në të kaluarën, atëherë pse duhet tё gënjejmë veten duke pritur rezultate të mira?