E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Ne 2017-n do e shnderrojme Shqiperine ne vendin me te zhvilluar

“Këto katër vite në qytetin dhe rrethin e Fierit, kemi investuar rreth 400 milion euro dhe kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 200 kilometra rrugë, nga të cilët 180 kilometra janë rrugë rurale, 27 ujësjellës, 24 qendra shëndetësore, 38 shkolla”.

Kështu u shpreh sot kryeministri Berisha në qytetin e Patosit, ku prezantoi Dilaver Kamberin si kandidat për kryetar bashkie të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

Kryeministri e vlerësoi kandidaturën e Kamberit si një nga njerëzit më të suksesshëm të këtij qyteti, biznesmen dhe menaxher i shkëlqyer, i cili do të vihet në shërbim të qytetarëve.

“Zotimi ynë për ju, është Patosi 24 orë ujë në të gjithë territorin e tij, po ndërtojmë kolektorin e ujërave të zeza, si dhe të gjitha rrugët dhe rrugicat e qytetit.

Do të rindërtojmë stadiumin e qytetit në mënyrë që aktivitetet sportive të njohin nivele të reja zhvillimi.

Në qytet do të krijojmë parkun industrial, në mënyrë që investimet e vendit dhe të huajat gjatë katër viteve që vijnë të shumëfishohen dhe të shndërrohet ky park në një gjenerator të fuqishëm të punësimit të qytetarëve të Patosit”, tha kryeministri.

Duke shtuar se fitorja e zgjedhjeve shënon për çdo kandidat një sukses të madh, por përmbushja e misionit shndërrimi i këtij suksesi në një sukses për çdo qytetar, për komunitetin, qytetin, komunat në tërësi, është vendimtare për rezultatin për fatin e votës të secilit prej jush.

“Në këto vite, ne kemi financuar 1200 hektarë dru frutore dhe sera, ju garantoj se në vitet që vijnë ne do të financojmë së paku 6 mijë hektarë ullishta, vreshta dhe sera.

Në qytet do të krijojmë parkun industrial, në mënyrë që investimet e vendit dhe të huajat gjatë katër viteve që vijnë të shumëfishohen dhe të shndërrohet ky park në një gjenerator të fuqishëm të punësimit të qytetarëve të Patosit.

Ne vijmë tek ju me alternativën për qytetarin, alternativë në të cilën ne kemi vendosur Ju, interesin tuaj, problemet, hallet, dertet tuaja, por edhe vizionin tuaj, përkushtimin tuaj në epiqendër të programit, Patosin dhe Shqipërinë në katër vitet që vijnë.

Ne qëndrojmë, ne besojmë se me besimin e madh tek ju, tek puna juaj, tek përkushtimi juaj, ne do të arrijmë së bashku ta shndërrojmë Patosin, të shndërrojmë Shqipërinë, në qytetin dhe vendin më të zhvilluar në vitin 2017”, përfundoi ai.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›