E Diel, 1 Nëntor 2026

Si rrallë herë Rusia pranon humbje të rënda: Janë vrarë dy komandantët tanë në Bakhmut

Si rrallë herë Rusia pranon humbje të rënda: Janë

Rusia tha të dielën se dy nga komandantët e saj ushtarakë u vranë gjatë luftimeve pranë Bakhmutit.

Në një njoftim të rrallë për viktimat në fushën e betejës, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se komandanti i brigadës së 4-të të motorizuar Vyacheslav Makarov dhe zëvendës komandanti i forcave tokësore Yevgeny Brovko u vranë në luftime.

Koloneli Makarov u vra ndërsa brigada e tij zmbrapsi sulmet e trupave ukrainase në jug të vendbanimit Krasna, sipas një deklarate nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Dy sulme të armikut u zmbrapsën. Gjatë zmbrapsjes së sulmit të tretë, komandanti i brigadës u plagos rëndë dhe vdiq gjatë evakuimit nga fusha e betejës”, deklaruan zyrtarët rusë.

“Brovko u vra ndërsa trupat ruse zmbrapsën sulmet ukrainase”, tha ministria, duke shtuar se ai “vdiq heroikisht, duke pësuar plagë të shumta nga predha”.

Ditët e fundit, ushtria ukrainase është duke zhvilluar një kundërsulm të suksesshëm në qytetin e Bakhmutit, duke raportuar se ka vrarë qindra ushtarë rusë e zbrapsur qindra të tjerë. Raportohet se rreth 14 kilometra katror sipërfaqe në qytet janë çliruar.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›