E Diel, 1 Nëntor 2026

Silvi Bardhi denoncon: Votuesit marrin fletë votimi me shenjë, te shkolla “Luigj Gurakuqi” janë kërcënuar komisionerët e opozitës

Silvi Bardhi denoncon: Votuesit marrin fletë votimi me shenjë, te

Kryetarja e fushatës së kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Silvi Bardhi ka bërë denoncim në lidhje me procesin e votimit.

Ajo ka ngritur shqetësimin se votuesit marrin fletë votimi me shenjë, ndërsa shton se ka raportime për fshirje të bojës, ose për vendosje shenjash në fletë votimi të atyre që njihen si votues demokratë. Bardhi i bën thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë masivisht.

“Opozita do të ruajë çdo votë. Dilni masivisht. DENONCIMI I ZËDHËNËSES PËR BASHKINË TIRANË SILVI BARDHI Ka një prezence të pajustifikuar njerëzish këtu, që nuk janë as votues, as pjesë e procesit.

Janë thjesht në rolin për të bërë presion, e ndikuar votuesit. Po ashtu, kemi informacion se drejtoresha e Veliajt, Zhaneta Beqiri, po kërcënon komisionerët e opozitës tek Shkolla "Luigj Gurakuqi". I kërkojmë KQZ-së dhe Policisë së Shtetit të ndërhyjë menjëherë, e të sjellin normalitetin tek këto qendër votimi. Kemi raportime për fshirje të bojës, ose për vendosje shenjash në fletë votimi të atyre që njihet si votues demokratë.

Shkelje të rënda dhe këto, për të cilat KQZ duhet të marrë masa. I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të mos ndikohen nga këto tentativa të Riindjes, opozita do teë ruajë çdo votë, do të garantojë vullnetin e lirë të çdo qytetari. Dilni dhe votoni masivisht.”- është shprehur Silvi Bardhi.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›