Si stuhia “Debby” nga SHBA mund të sjellë rritjen e temperaturave mbi 30 °C

Stuhia tropikale “Debby” mund të shkaktojë rritjen e temperaturave mbi 30 gradë javën e ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Këtë javë “Debby” goditi Floridan me shi dhe erëra të forta përpara se të lëvizte në juglindje të SHBA-ve.
Si pasojë e stuhisë së madhe, humbën jetën gjashtë persona ndërsa shkaktoi përmbytje të rënda në SHBA, duke u klasifikuar si stuhi e kategorisë 1, përpara se të dobësohej në stuhi tropikale.
Gjatë ditëve në vijim, pritet që stuhia të godasë disa pjesë të SHBA-së lindore dhe juglindore, ku mund të shoqërohet deri në 600 mm shi – rreth gjysma e mesatares vjetore – në Karolinë. Megjithatë, më vonë gjatë javës, pritet të dobësohet dhe të fillojë të ndalet.
Pavarësisht zbutjes së saj pritet që ajo të ndikojë në ecurinë e motit në Mbretërinë e Bashkuar, ku mund të bëjë që temperaturat të arrijnë nivelin më të lartë.
Sipas zyrës Meteorologjike të Britanisë së Madhe, vetë stuhia nuk do të arrijë në Mbretërinë e Bashkuar, por ndikimi i “Debby-t” do të luajë një rol
“Gjatë kësaj kohe një masë ajrore e nxehtë dhe ndoshta shumë e nxehtë mund të zhvillohet dhe të ngjitet në juglindje të Mbretërisë së Bashkuar”, tha meteorologu i Sky, Dr Christopher England ndërsa shtoi se “temperaturat ka të ngjarë të arrijnë të paktën 30 gradë celsius”.
Zyra Meteorologjike ka thënë se shtrirja veriore e masës së nxehtë ajrore ka shumë të ngjarë të jetë në të gjithë pjesët qendrore dhe veriore të Britanisë së Madhe “ka të ngjarë të përjetojë periudha të reshjeve të dendura që lëvizin në verilindje dhe brenda masës së nxehtë ajrore ka mundësi për disa stuhi të forta”.
/rtsh.al/