Kuvendi miraton ligjin për noterinë
08/12/2011 Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve miratoi dje projektligjin për regjistrimin e pasurive
Ligji: Hiqen radhët, të gjitha veprimet e tyre nga marsi do t’i kryejnë te noteri
Qytetarët që shesin apo blejnë një pronë nuk do të përballen më me radhët në zyrat e hipotekës, pasi veprimet e tyre do t’i kryejnë tashmë në një kohë të shkurtër te një zyrë noterie. Ky është vendimi i marrë dje nga mazhoranca në Komisionin parlamentar të Ligjeve, që u miratua pa miratimin e opozitës dhe me një votë kundër: atë të deputetit socialist Arben Isaraj. Në prezantimin e projektligjit të propozuar nga Ministria e Drejtësisë ministri Eduard Halimi u shpreh se ngushtimi i hapësirave të veprimeve synon të shmangë procedurat dhe të minimizojë korrupsionin. Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Duke iu përgjigju pyetjes së deputetes socialiste Shegushe Ligori nëse ka hapësira mes veprimit që bën noteri dhe qytetarët, Halimi u shpreh: “Palët kryejnë vetëm dy veprime, shitësi i tregon një vërtetim për të vërtetuar pasurinë, ndërsa blerësi do të derdhë në llogarinë e noterit shumën përkatëse të transaksionit. Noteri bën online regjistrimin, që të mos kemi abuzime e një ndërtim të shitet katër herë apo të kryhen veprime të tjera. Më pas është noteri që shkon në hipotekë deri vitin tjetër sa të hyjë në fuqi dhe sistemi elektronik i regjistrit të tokës.” Aktualisht për të kryer transaksione, si p.sh. një kontratë shitblerjeje apartamenti, ndiqen të paktën 6 hapa në një kohë rreth 30 ditë. Ndërsa nënkryetari i komisionit, deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, nuk ishte kundër iniciativës ne tërësi, por u shpreh dyshues në zbatimin e ligjit. Zbatimi i ligjit do të nisë më 1 mars 2012, kur përfundon dixhitalizimi i hipotekës së Tiranës dhe të Durrësit, ndërsa në vitin 2013 ky proces është gati të aplikohet në të gjithë vendin. Dhoma Kombëtare e Noterisë, me 378 anëtarë, e mbështeti draftin, por kërkoi të kryente edhe rolin e agjentit tatimor, duke marrë përsipër edhe pagesën e TVSH-së së objektit të shitur.
Procedurat
Me këtë ligj gjithë veprimet do të kryhen te noteri dhe qytetarët do t’i derdhin paratë në llogarinë e noterit. “Ne e kemi lënë që qytetarët të mund të shkojnë dhe vetë në hipotekë, pra është i lirë, nëse nuk do ta kryejë veprimin online nga noteri. Qytetari është i pari, ai vendos se çfarë do të bëjë. Ne i ofrojmë një shërbim më të mirë”, - tha Halimi.
Kostoja e aplikimit
Softi i parë që ka të bëjë me dixhitalizimin e arkivit të ZRPP-së për fazën e parë ka qenë me vlerë 540 mijë euro dhe është kryer gjatë këtij viti, plus 32 mijë euro për portalin që shohin qytetarët se ku ka shkuar kërkesa e tyre. Softi tjetër që do ndërtohet për noterët për Tiranën e Durrësin është 300 mijë euro, dhe kjo është parashikuar në buxhetin e vitit 2012.