E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si te lesh nje testament

TESTAMENTI le ne dorezim shtepine dhe gjithcka qe kam Ky eshte vetem nje pasazh nga letra e nje testamenti te nje qytetari ne kryeqytet qe do te behet publik per familjaret vetem pas vdekjes se tij. Pas nje nderprerje gjysme shekullore ne Shqiperi eshte rikthyer kultura e lenies se testamentit si nje trashegimi familjare. Ai mund te hartohet ne nje zyre noteriale kushton 3500 leke e ruhet ne kasaforte per sa kohe personi eshte gjalle. Menyrat e lenies se testamentit jane dy per tu lene mundesine e shperndarjes se pasurise edhe atyre qe nuk dine te shkruajne. Personi qe le testament duhet te respektoje radhet e trashegimise. Ato jane tre nga femijet te prinderit dhe kusherinjte e pare. Noteret sqarojne se zoteruesi i prones eshte i detyruar tu lere trashegimi edhe atyre qe nuk ka deshire qe testamenti i tij te mos shpallet i pavlefshem. Neni 379 i Kodit Civil le mundesi te medha per ato qe quhen rezerva ligjore duke cuar ne dyert e gjykatave nje numer te konsiderueshem testamentesh. Ne Shqiperi nuk ka ende nje regjister kombetar te testamenteve prandaj shifrat jane te shkeputura ku nje zyre noteriale mund te hartoje edhe 60 te tille ne nje vit. Por ne ditet e sotme lenia e testamentit nuk behet vetem nga moshat e thyera qe i paraprijne largimit nga jeta. Sipas notereve edhe zoteruesit e pasurive te medha apo personat qe jane gjithmone ne levizje e zgjedhin kete si nje mundesi te mire per tu lene pasurine e nje jete te tere edhe personave pa lidhje te afert gjaku.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›