Starton censusi

Ky ka qenë sot procesi që u është dashur të kalojnë të gjithë ata qytetarë tek të cilët kanë trokitur ata anketues që do të reralizojnë Censusin e popullsisë. Rreth 15 mijë regjistrues në të gjithë vendin kanë filluar të trokasin në dyert e shqiptarëve për të realizuar procesin shumë të debatuar por njëkohësisht edhe i një rëndësie të veçantë.
Drejtues të këtij procesi kanë bërë thirrje që shqiptarët të deklarojnë të dhënat e tyre pasi kjo do të ndihmoj më pas në krijimin e politikave të duhura për zhvillimin e vendit.
Instituti i statistikave (INSTAT) të Shqipërisë do të realizojë Censusin 2011 në periudhën 1- 21 tetor 2011. Censusi i popullsisë dhe banesave është numërimi i të gjithë njerëzve, banesave dhe pronave brenda territorit të Shqipërisë në një kohë të caktuar.
Ai është një imazh statistikor që tregon, përmes të dhënave, kush jeton në Shqipëri, kushtet socio- ekonomike dhe kushtet e jetesës.