Si të mbrohemi nga gripi
Specialsitët e ISHP kanë publikuar këshilla dhe informacione mbi sjelljen e qytetarëve në rastet e kontaktit me gripin e derrit, një sëmundje infektive ngjitëse. Virusi transmetohet nga një person tek tjetri nëpërmjet kollitjes, teshtimave ose edhe thjesht dhënies së dorës një personi të infektuar. Mjeku i familjes duhet të jetë kontakti i parë për rastet e dyshuara dhe më pas vjen vetëizolimi. Por dikush duhet të kujdeset për të sëmurin, ndaj mjekët këshillojnë që pas çdo kontakti me të duhet të lahen duart. Por me rëndësishmja mbetet mbajtja e maskës. Një person i infektuar konsiderohet si përhapës i virusit përsa kohë, ai ka shenja te tilla si: temperaturë të lartë, kollë, teshtima etj, deri në 7 ditë pas shfaqjes së sëmundjes.