PS humb zgjedhjet, ndërpritet mandati i kryetarit
Mandati i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste mund të quhet tashmë i ndërprerë. Me mbylljen e ankimimeve të subjekteve elektorale në Kolegjin Zgjedhor, rezultati i dalë nga kutitë e votimit më 28 qershor, nxjerr fitues Partinë Demokratike me 70 mandate, kundrejt 66 të Partisë Socialiste. Për rrjedhojë, ky rezultat e ndërpret edhe mandatin e kryetarit të selisë rozë, duke iu referuar statutit të saj. Neni 28, në pikën b të tij, shpjegon qartë se kryetarit të partisë i ndërpritet para kohe mandati 4 –vjeçar, kur partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme. Zhvillimet që lidhen me mandatin e kryetarit dhe me rezultatin e zgjedhjeve do të jetë në fokusin e Asamblesë Kombëtare Socialiste, e thirrur për të martën, një ditë pasi KQZ do të japë rezultatet përfundimtare, siç ka deklaruar kryetari Ristani.
Eksponentë të Partisë Socialiste bëjnë me dije, se dy janë variantet që mund të shqyrtohen në këtë asamble.
I pari ka të bëjë me hapjen e procedurave të garës, për kreun e ri të Selise Rozë.
Por më i mundshëm është varianti i hartimit të një rezolute, për mosnjohjen e zgjedhjeve.
Të njejtët eksponentë të Partisë Socialiste thonë se mosnjohja e zgjedhjeve kur nuk ka më asnjë ankimim, tregon qartë se kjo rezulutë bëhet për të shpëtuar mandatin e kryetarit Rama. Pasi, shtojnë ata, Partia Socialiste nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë për të mos i quajtur zgjedhjet si të rregullta.
Me sa duket, me miratimin e kësaj rezolute, Edi Rama do të vazhdojë të qendrojë në krye të Partisë Socialiste, por do të lerë jashtë dyerve të parlamentit të gjithë grupin parlamentar socialist.
Një variant i tillë është kundërshtuar nga drejtues të kësaj partie, të cilët e kanë cilësuar si një vetëvrasje politike dhe gabimin më të madh të Partisë Socialiste, bojkotimin e parlamentit. Po kështu, edhe aleatët e Selisë Rozë e konsiderojnë një vendim të tillë, të gabuar dhe mentalitet të politikës së vjetër.