E Diel, 1 Nëntor 2026

Si te parandalojme dhimbjet muskulore te nates

Dhimbjet u shfaqen ne vende te ndryshme te trupit kryesisht naten por qe vazhdojne edhe diten. Kjo dhimbje muskulore-skeletike kronike qe para viteve 90 ngaterroheshin me reumatizmin psikogjen

Shpesh ne jeten e perditshme na ndodh qe nje nga anetaret e familjes apo ne shoqerine ku punojme te shohim fytyra te pervuajtura nga dhimbje muskulore qe u kane prishur gjumin. Dhimbjet u shfaqen ne vende te ndryshme te trupit kryesisht naten por qe vazhdojne edhe diten. Kjo dhimbje muskulore-skeletike kronike qe para viteve 90 ngaterrohej me reumatizmin psikogjen fibrozitin ose myelasthenin fale studimeve intensive te bera nga Kolegji Amerikan i Reumatologjise njihet me emrin Sindroma e Fibromyalgise FMS. Prevalenca e kesaj semundjeje ndryshon nga nje shtet ne tjetrin por merret gjithnje relative per shkak te mungeses se nje diagnostikimi te sakte.

Sot kemi vetem nje te dhene per SHBA-ne dhe Francen qe varion nga 2. Ajo qe mbetet pothuaj konstante eshte frekuenca 5-6 here me e shpeshte te femrat e moshes 50-60 vjece. Pasojat e FMS ne cilesine e jetes se individit dhe funksionet jetesore jane te krahasueshme me artritin reumatoid. Me teper se 30 e pacienteve me FMS jane te detyruar me shume sforco te qendrojne ne pune madje 15 e tyre paguhen per invaliditet te pjesshem.

Pjese e kultures qytetare duhet te jete marrja e informacionit paraprak per FMS per tu drejtuar te specialisti perkates. Ky eshte edhe qellimi i ketij shkrimi i cili ka si objektiv promovimin e masave mjeteve apo orientimeve per parandalimin ose te pakten zbutjen e impaktit te kesaj semundjeje me pasoja sociale.

Kriteret per te klasifikuar sindromen e fibromyalgise jane

1 - Historiku i semundjes Nje dhimbje muskulore-skeletike e perhapur qe te shqeteson prej disa muajsh se paku mbi tre muaj e favorizuar nga infeksione kronike nje aksident i rende ose mbi bazen e nje stresi te hershem shume te fuqishem.

2 - Kontraktura muskulore te dhimbshme te pakten ne 11 pika te trupit nga 18 qe jane gjithsej. Nje shtypje me gisht ne keto pika provokon dhimbje te forte e matur me algometer eshte 4 kg . Me gjuhen e specialitetit keto pika quhen tender points TePs.

Ne skemen e meposhtme mund te orientoheni per lokalizimin e ketyre pikave.

Figura 1

Ndoshta do ta konsideronim gjysmen e te keqes problemin e dhimbjes muskulore-skeletike sic eshte ajo qe ka te beje me pozicionin e keq te qendrimit disfunksioni myofascial kronik. Personi qe vuan nga FMS ankohet per prishje gjumi ngrirje dhe ftohje te qafes dhe gjymtyreve dobesi trupore sistem nervor te acaruar cka e ben te gatshem per tu konfliktuar per shkaqe te pamotivuara urinim i shpeshte qe me analiza rezulton steril kolit neurogen i shoqeruar me konstipacion ose diarre renie e deshires seksuale etj Depresioni nervor pershkruhet ne 4 te pacienteve me FMS nga 20 qe ndeshet tek te semuret e shtruar per shkaqe te tjera. Ankthi prek 51 te pacienteve me FMS kurse ngacmimi i zorres se trashe ndodh ne 70 te tyre.

Per sa i perket faktorit kauzal te kesaj semundjeje kohet e fundit hipoteza me e pranueshme eshte predispozicioni gjenetik trashegimia. Keta individe trashegojne crregullimin e funksioneve te neuroendokrinave neurotransmetuesve dhe neurosensoreve. Pasoje e ketyre tri disfunksioneve jane shenjat klinike qe shpjeguam me siper. Ajo cka eshte me e rendesishme per lexuesin ka te beje me zgjidhjen ose te pakten trajtimin e ketij problemi.

Sot shumica e shkencetareve mbeshtesin hipotezen qe FMS gjenerohet nga sistemi nervor qendror truri. Nisur nga fakti qe kemi te bejme me nje proces bio-psiko-social te demtuar eshte e lehte te shpjegojme perse aplikimi i metodave invazive me solucione hipertonike apo stimulacionet neuromuskolare elektrike jo vetem qe nuk kane rezultat ne qetesimin e dhimbjes por influencojne negativisht duke ulur pragun e dhimbjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›