E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes nga korenti pronari i fabrikes ra ne kontakt me 6 mije kv

48-vjecari po rregullonte nje defekt ne fabriken e tij te inerteve ne Kruje. Ekspertiza Vdekje nga pakujdesia

Vdes nga korenti ndersa ishte duke ndrequr nje defekt ne pronen e tij. Ky ishte fati tragjik per biznesmenin e inerteve ne Kruje. Policia vendase njoftoi per ngjarjen e ndodhur dje ne oret e pasdites. Sipas saj nje 48-vjecar nga qyteti i Krujes gjeti vdekjen teksa kontrollonte pas nje defekti linjen e tensionit 6000 kilovolt tek fabrika e materialeve te inerteve ne pronesi te tij. Sulejman Hoxha pronar i nje fabrike inertesh ne Halil te Krujes ka qene duke punuar ne fabriken e tij kur edhe ka ndodhur defekti elektrik.

Hoxha duke qene se ne ate kohe nuk kishte ne pune elektricistin qe mund ti riparonte defektin eshte munduar te nderhyje vete ne rrjetin elektrik pa ditur se nje pakujdesi e vogel mund ti merrte edhe jeten. Si pasoje bejne te ditur burimet policore Hoxha ka hyre ne kontakt me tensionin e larte 6000 kilovolt qe kalonte ne afersi te fabrikes dhe menjehere nje shkarkese elektrike i ka marre jeten.

Prane 48-vjecarit kane qene edhe punetoret e fabrikes te cilet te tmerruar kane njoftuar policine dhe te afermit e pronarit te tyre. Nga hetimet paraprake te policise mbeshtetur kryesisht ne deshmite e punonjesve qe kane qene te pranishem castin kur vdiq Hoxha eshte dale ne perfundimin se ka qene nje pakujdesi e pronarit te fabrikes qe ka derguar ate te vihej ne kontakt me rrymen elektrike qe i ka marre edhe jeten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›