Brammertz ne Serbi Bashkepunimi me Hagen nuk eshte i kenaqshem

Kryeprokurori i Gjykates se larte per krime lufte ne ish Jugosllavi gjate vizitave te tij te kaluara ne Beograd ka arritur te pergezoje disi bashkepunimin e Serbise me Tribunalin e Hages dhe vleresimet e tij kane qene pjeserisht te kenaqshme. Megjithate sipas deklaratave te zyrtareve serbe por edhe te vet Brammertzit kryeprokurori shprehu kesaj radhe shume qarte pakenaqesine e tij lidhur me shkallen e bashkepunimit me Hagen. Dy te kerkuarit nga Tribunali Ratko Mladiqi dhe Goran Hagjiqi nuk jane arrestuar ende dhe pa kapjen e tyre Serbia nuk mund te permbushe me sukses bashkepunimin me Hagen.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Goran Hadi und Ratko Mladi
Asgje pa presion te forte mbi Serbine
Andrej Nosov drejtor i Fondit Heartefact vlereson se i ndodhur nen presionin e bashkesise nderkombetare dhe Serbise Serge Brammertz ka bere nje strategji te gabuar. Kjo strategji do te thote heqje dore nga presioni i forte nderkombetar ndaj vendeve te rajonit per te dorezuar personat e kerkuar nga Haga. Pushteti serb ne kete menyre ka luajtur vazhdimisht me karten e rrethanave lehtesuese njehere ka qene arrestimi i Radovan Karagjiqit pastaj karta e jostabilitetit politik apo edhe dicka e trete qe beri te ngadalesohet ky proces thote Nosov. Serbia ndoshta do te fitoje edhe kandidaturen per anetaresim ne Bashkimin Evropian edhe pa arrestimin e Ratko Mlladiqit por me siguri qe ne kete proces bashkesia nderkombtare do te kthehet qe ne hapin tjeter perseri ne rrugen nga e cila eshte largua me pare. Pra presioni mbi Serbine duhet vazhduar dhe kjo eshte ajo qe eshte e rendesishme. Asnje qeveri e re nuk do te jete ne gjendje te vazhdoje proceset e integrimit evropian pa arrestimin e Mlladiqit dhe Haxhiqit vlereson Nosov.
A e ka ne dore vet Mlladiqi fatin e te ardhmes se tij
Ne gjendjen aktuale dhe pas gjithe ketyre viteve qe Ratko Mlladiqi ndodhet ne arrati ekzistojne vetem dy shpjegime perse ai nuk eshte arrestuar ende thekson per Deutsche Wellen Jelena Miliq drejtoreshe e Qendres per Studime Evroatlantike. Ose pushteti serb dhe sherbimet e fshehta nuk mund ta lokalizojne vendndodhjen e tij ose ekzistojne interesa dhe struktura per shkak te se cilave ai nuk arrestohet thote zonja Miliq.
Une jam e bindur se me kalimin e kohes gjithnje e me pak ka te ngjare qe Ratko Mlladic vendos vet per fatin e tij. Une mendoj se Serbia ne njefare menyre vendos per ate se duhet apo nuk duhet dorezuar Mlladiqi thote Jelena Miliq.
Bildunterschrift Monument per te vraret ne Srebrenice
Per te atin Haga - per familjen vetura
Lajm relativisht i ri ne kuader te vizites se Serge Brammertz ne Beograd eshte kerkesa e prokurorit serb per krime te luftes Vladimir Vukceviq per te negociuar me familjet per dorezimin e Mlladiqit dhe Haxhiqit. Andrej Nosov nenvizon se kjo shenon nje mbrapaktheu ne strategjine e afirmuar me pare nga ish-kryeministri Vojislav Koshtunica. Atehere familjet kane marre ndihma financiare mbeshtetje shtepi dhe makina qe i ati te dorezohet ne Hage kujton Nosov dhe paralajmeron se situata tani eshte shume me e ndryshme
Sepse kur kete e beri Vojisllav Koshtunica te pandehurit gezonin mbeshtetjen e krejt qeverise. Nese ju kujtohet gjenerali Lazarevic shkoi ne Hage si nje hero i madh. Une nuk jam i sigurt se kryeministri Mirko Cvetkoviq do te jete ne gjendje te pranoje ne takim Ratko Mlladiqin dhe pastaj ta dorezoje ne Hage edhe nese ai shkon dhe vetdorezohet tek ai.
Mladiqi me i zoti se Bin Ladeni
Si nje lloj rrethane lehtesuese ose si pranim te dobesise e tyre zyrtaret serbe thone se Ratko Mlladiqi po fshihet me mire se Bin Ladeni. Andrej Nosov vlereson se keshtu ne te vertete pranohet qe dicka nuk eshte ne rregull me sistemin e sigurise ne Serbi.
Ndersa Jelena Miliq nuk sheh asnje baze per krahasim mes Mlladiqit dhe Bin Ladenit sepse Ratko Mlladiqi ishte pjese e nje strukture te organizuar shteterore dhe jo pjese e nje rrjeti nderkombetar. Ky eshte mendim siperfaqesor i politikes ditore vlereson Jelena Miliq prandaj ajo nk beson se ky ka qene niveli i bisedimeve te autoriteteve serbe me Serge Brammertz-in.
Autor Ivica Petroviq / Esat Ahmeti
RedaktoiAida Cama