Si të ruheni nga gripi H1N1 në mjedise të mbyllura udhëtimi
Autori i Lajmit: red.
Stina e verës është një periudhë kur njerëzit shkojnë për pushime nga një vend në tjetrin. Dhe shpesh ata shqetësohen, nëse janë të mbrojtur nga mikrobet kur kryejnë udhëtime të gjata dhe u duhet të qëndrojnë për shumë orë në mjedise të mbyllura si në aeroplan, tren apo autobus. Përhapja e tanishme e gripit të derrit i ka shtuar këto shqetësime. Kohët e fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ngriti në shkallën më të lartë paralajmërimin rreth virusit H1N1. Informata të tilla i bëjnë njerëzit të pyesin; a është mirë të udhëtojnë?
Përgjigjet duken kundërthënëse. Për shembull deklarata e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bën thirrje vendeve që të mos kufizojnë lëvizjet ndërshtetërore të shtetasve te tyre, të mos kufizojnë tregtinë dhe udhëtimet jashtë shtetit. Por nga ana tjetër, zyrtarët vazhdojnë të njoftojnë për raste të reja të shumta të prekurish nga virusi H1N1 në mbarë botën.
Në të kaluarën, kjo organizatë dhe qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve kanë shpërndarë udhëzime, se si njerëzit duhet të veprojnë për t u ruajtur nga gripi në mjedise të mbyllura udhëtimi. Ekspertët thonë se njeriu që udhëton me aeroplan mund të infektohet nëse është ulur dy radhë larg nga personi i infektuar; një distancë prej 3 metrash nga personi i sëmurë. Dhe kjo vlen, vetëm nëse udhëtimi zgjat më shumë se 8 orë.
Por ekspertët thonë se ky udhëzim mund të mos vlejë në rastet e virusit H1N1. Specialisti Mark Gendrau pranë klinikës Lahy në shtetin Masachusets propozon disa masa që mund të ndihmojnë në parandalimin e prekjes nga gripi në aeroplan. Ai thotë se pajisja e ventilimit që qëndron mbi kryet e çdo udhëtari duhet të drejtohet në mënyrë që ajri të përshkojë fytyrën. Infeksionet mund të përhapen edhe nëpërmjet prekjes me duar të sipërfaqeve të infektuara dhe pastaj me këto duar preken sytë, hunda e goja. Doktor Gendreau rekomandon larjen e duarve me ujë e sapun ose duke përdorur letra sanitare. Këto peceta sanitare duhet të përmbajnë të paktën 50 përqind alkool që shërben si dezinfektues. Gjithashtu, doktor Genreau rekomandon mbulimin e gojës me maskë sanitare. Por këshilla më e rëndësishme është që njeriu të mos udhëtojë nëse e ndjehet i sëmurë.
Zakonisht, shumë njerëz nuk sëmuren kur kryejnë udhëtime të gjata. Por planet e tyre të udhëtimit mund të preken. Ata mund të mbahet në izolim mjekësor a karantinë nëse gjatë udhëtimit kanë pasur pranë një personi të prekur nga virusi H1N1, njofton Zëri i Amerikës . Një gjë e tillë ndodhi kohët e fundit kur kryetari i bashkisë së Një Orleansit, Ray Nagin, gruaja dhe shoqëruesit e tij u mbajtën të izoluar në qendrën e karantinës mjekësore në Shangai të Kinës. Ata ishin duke shkuar në Australi, por u ndalën në Shangai pasi në aeroplanin e tyre dikush kishte shfaqur shenja të gripi H1N1.
Kryebashkiaku i Nju Orleansit nuk u infektua nga ky virus, por planet e tij të udhëtimit u prekën. Teknologjia në shumë aeroplanë i bën njerëzit të ndjehen të sigurt kur udhëtojnë. Administrata amerikane e aviacionit thotë se shumë prej aeroplanëve të mëdhenj për udhëtarë janë pajisur me një lloj filtri që pastron ajrin nga grimcat e dëmshme. Ky filtër i quajtur HEPA, është prodhuar kohë më parë nga komisioni i energjisë atomike për të mbrojtur personat që punonin për ndërtimin e bombës atomike. Filtrat HEPA veçojnë nga ajri grimcat radioaktive. Qendra amerikane për kontrollin e sëmundjeve thotë se filtrat HEPA janë të efektshëm në pastrimin e ajrit nga mikrobet që shkaktojnë sëmundje. Por ekspertët thonë se këto filtra nuk mund të pengojnë grimcat më të vogla sesa 0.3 mikron, të cilat shkaktojnë infeksione.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2009