Burg pa afat transportuesit të drogës drejt Greqisë
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dje masën e sigurisë Burg pa afat për shtetasin Kristaq Musha, i cili tri ditë më parë u arrestua në doganën e Kakavijës duke transportuar drejt Greqisë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. "Ky shtetas udhëtonte me automjetin tip Volsvagen Pasat me targa greke ATE 75 07, në drejtim të Athinës". Gjatë kontrollit të mjetit, poshtë kofanos, u konstatuan disa pako të dyshuara me lëndë narkotike të llojit heroinë. Droga, 9 pako, me peshë 4 kilogramë e 650 gramë ishte e mbështjellë me letër natriban ngjyrë kafe me një mbishkrim përsipër në të dyja krahët NAZIF. Drejtuesi i mjetit akuzohet për "Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike". Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2009