Xhufi: Te aplikojme sa me shpejte per statusin ne BE
Levizja Socialiste per Integrim eshte shprehur se duhet te aplikohet sa me shpejt per te perfituar statusin e vendit kandidat per ne BE. Madje ajo e cileson te vonuar deklaraten e kryeministrit, por qe sipas tij gjithcka duhet te shoqerohet me reforma, vecanerisht me reformen zgjedhore. "Duhet te aplikojme sa me shpejt dhe te hyjme sa me shpejt ne gjirin e familjes evropiane. Ajo qe ne kemi thene dhe qe perputhet me deklaratat e Komisionit Evropian, eshte qe Shqiperia duhet te realizoje te gjitha pritshmerite qe ka Bashkimi Evropian ndaj nesh, ne lidhje me realizimin e reformave te medha qe jane dhe kushtet per marrjen e statusit te kandidatit per ne BE. Duke filluar nga reformat e medha, vecanerisht reforma zgjedhore. Ketu, ne kete pike ne kemi kritikat tona per sjelljen e qeverise, por dhe te Partise Socialiste me te cilen Berisha deshi te bente reformen, sjelle e cila eshte karakterizuar nga mungesa te medha te transparences, nga shkeljet e medha te parimit te gjithperfshirjes dhe barazise ne proces, kerkesa keto te artikuluara me te madhe nga ana e BE dhe OSBE-se", ka qene deklarata e nenkryetarit te LSI, Pellumb Xhufi per "KJ". "Ne kete kontekst, une them se Berisha ben mire qe insiston per te aplikuar per statusin e vendit kandidat ne BE, por perpara se te beje kete, ai duhet te menaxhoje drejt reformat, gje te cilen nuk e ka bere deri me tani. E them kete dhe pas deklaratave te BE-se qe qeveria duhet te plotesoje parakushtet per anetaresimin, jo te beje deklarata se deshiron te aplikoje, pa realizuar reformat. Me shume se deklaratave, qeveria t'i perkushtohet realizimit te reformave integruese, te cilat per faj te tij nuk po ecin si duhet", nenvizoi ai.