E Diel, 1 Nëntor 2026

Si të thyesh rekordin, domino me 850 njerëz

Ideja për të shënuar një rekord në jetë ose për të qenë pjesë e tij, është bërë synim në shumë njerëz në mbarë botën dhe mënyrat për ta realizuar këtë janë nga më të ndryshmet. Kjo ndodh edhe kur arrin të formosh renditjen më të gjatë me domino humane. Të 850 pjesëmarrësit të mbledhur në Nju Orlins janë vendosur të mbështetur me kurriz nëpër dyshekë, të cilët ishin vendosur vertikalisht, paralel me njëri-tjetrin. Ashtu si në lojën e  njohur, çdo domino që bie rrëzon pasardhësen në rresht. Procesi me 850 njerëzit ka përfunduar brenda disa minutave, dhe turma e njerëzve që po vëzhgonte procesin ka shpërthyer në brohoritje, kur u rrëzua edhe njeriu i fundit me dyshekun e tij. Zinxhiri domino në Nju Orlins e theu me lehtësi rekordin e mëparshëm botëror Guinness, prej dominove me 550 persona. Ky rekord ishte vendosur në Belgjikë në vitin 2011. Dyshekët e përdorur në këtë proces janë dhuruar më pas për bamirësi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›