E Diel, 1 Nëntor 2026

Truri në robot: Përjetësia, pas SHBA, rusi nis projektin Avatar

Mendjet e njerëzve mund të daulodohen në trupa robotësh brenda dhjetë viteve, duke u lejuar kështu njerëzve të jetojnë përgjithmonë. Kjo është ambicia e një sipërmarrësi rus, i cili drejton një projekt kërkimor të teknologjisë së lartë të quajtur Avatar. Itskov, një sipërmarrës mediash, ka punësuar një ekip prej 100 shkencëtarësh për të arritur këtë synim. Ky projekt po çon në rrugën e pavdekshmërisë, tha Itskov. Një person me një Avatar perfekt do të jetë në gjendje të mbetet pjesë e shoqërisë. Unë e kuptoj se ka disa sfida shumë të mëdha për shkencëtarët. Por besoj edhe në diçka që ju e quani ëndrra amerikane. Nëse ju investoni të gjithë kohën dhe energjitë tuaja në diçka, mund ta realizoni atë, tha Itskov. Ideja e tij është ajo e një transplantimi kirurgjik të vetëdijes humane në trupin e një roboti brenda dhjetë vitesh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›