E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e Këshillit Bashkiak, debate mes Bashës dhe Dalipit

Mbledhja e parë për 2012 e Këshillit bashkiak të Tiranës ka nisur me debate të ndezura mes këshilltarit të majtë Aldrin Dalipi dhe kryebashkiakut, Lulzim Basha.
Nga ana e tij Dalipi ka ngritur problemin e faturave të ujit dhe energjisë ku shumë qytetarë ankohen se faturohen më shumë sec paguajnë, duke i kërkuar kryebashkiakut transparencë në këtë proces.

“Kam takuar shumë qytetarë të ndëshkuar, të papunë e invalidë të cilët ishin faturuar më shumë se sa kanë paguar... Ju zoti Basha keni ngritur zërin për cmimin e portokalleve, por jo për faturat që ju shkojnë qytetarëve në shtëpi. Një administratë e përgjegjshme do nxirrte përgjegjës, madje do vinte edhe njerëz para drejtësisë”, ka deklaruar Dalipi.

Ndërsa kryebashkiaku Basha, i ka cilësuar akuzat e Dalipit demagogji dhe se procesi i marrjes në pronësi të aksioneve të saj të Ujësjellës - Kanalizimeve sh.a, Tiranë është një proces tërësisht transparent.

"Brenda datës 5 mars të gjitha familjet e faturuara më tepër nga ujësjellësi do faturohen më pak në muajin pasardhës, pra do t`ju zbritet shuma e paguar më tepër në muajin paraardhës. Për problemet imagjinare të mos harxhojmë kohën, pasi asnjë intrigë politike nuk do ta zhbëjë vendosmërinë time. Megjithatë dera ime ka qënë e hapur, pse nuk më ke kontaktuar duke qenë se paske pasur problem”, tha Basha.

Këshilli bashkiak i Tiranës gjatë kësaj mbledhje pritet të shqyrtojë dhe miratojë pesë projektvendimeve, ku një ndër to është marrja në pronësi nga Bashkia e Tiranës të aksioneve të saj të Ujësjellës - Kanalizimeve sh.a, Tiranë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›