E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si te vish ne Shqiperi

Shtetasit qe vijne nga vendet e Bashkimit Evropian, si dhe Zvicra, Izraeli, ShBA, Kanada, Kore e Jugut, Kroacia, Zelande e re, Turqia, Japonia dhe Malajzi hyjne pa vize ne territorin e Shqiperise dhe kundrejt nje takse prej 10 euro, qe paguhet ne momentin e hyrjes. Ne periudhen e sezonit turistik (1 qershor-30 shtator) hyjne pa vize edhe shtetasit e vendeve Serbi-Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovine.
Qendrimi
Koha e qendrimit te nje te huaji per motive turistike ne Shqiperi pa leje qendrimi eshte deri ne 30 dite. Per te qendruar me shume duhet te kerkohet nje zgjatje te kohes se qendrimi prane autoriteteve, qe mund te zgjatet deri ne 90 dite.
Makina:
Eshte e mundur te hysh ne territorin shqiptar me nje makine, duke deklaruar ne dogane, qe do e fusesh perkohesisht. Do te marresh nje leter-hyrje, qe kur te dalesh duhet ta dorezosh per te llogaritur taksen e qarkullimit (1 euro per makinat e cilindrates se mesme). Eshte e nevojshme, gjithashtu, pagimi i siguracionit te perkohshem ne kufi per 15 dite, qe kushton 50 euro.
Te levizesh midis qyteteve:
Mjetet me te frekuentuara per te levizur ne Shqiperi jane furgonet private ose autobuset shteterore ose private. Ky transport funksionon vetem gjate dites. Rruget nuk jane ne gjendjen me te mire. Nese doni te levizni me makine, duhet te keni parasysh qe pikat e karburantit jane te shumta ne qendrat e banimit dhe te pakta ne zonat rurale. Rrjeti i hekurudhave eshte i kufizuar. Trenat e udhetareve nisen cdo dite dhe pershkojne qytetet kryesore, por nuk ofrojne komoditet. Per te levizur ne qytetet e medha mund te perdorni mjetet e transportit publik, autobuset. Kostoja e tyre luhatet nga 15-20 leke. Gjithashtu, taksite kane nje kosto prej 2 eurosh (300leke).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›