Ish-prostituta rrefehet ne liber
POTENZA – Lufte kunder rrjetit te prostitucionit dhe tutoreve te vajzave, qe detyrohen te shesin trupin e tyre ne rruge. Me kete qellim, Alma Sejdina, nje vajze shqiptare, ish-prostitute e shpetuar nga policia, ka shkruar nje liber, i cili shume shpejt do te dale ne qarkullim. “Zoti dhe yjet e zemres” eshte libri i dyte i saj me te njejten tematike, prostitucionin. Por shqiptarja ka zgjedhur dhe nje nentitull: “Kater vite legjendare kunder trafikut te qenieve njerezove, te drejtuar nga Zoti dhe nga koloneli Giacomo Vilardo e nga majori Mario Tusa”. Ngjarjet zhvillohen ne vitet 1998 -2002, ne zonen e Materas. “E drejtuar nga Tusa dhe me mbeshtetjen e kolonelit dhe te gjeneralit - tregon Adelina - karabinieret kane mundur te shpetojne jetet e mbi 500 grave, te cilat ishin te trafikuara ne Itali per qellime prostitucioni”. Libri eshte financuar nga policia e Potenzas.
A.C