Lirohet shqiptari i dyshuar per falsifikim
IMPERIA - Lirohet nga burgu nje shqiptar i arrestuar nga policia italiane. Nje dite me pare eshte liruar Lulzim Tusha, 27 vjec, i cili ishte vene ne pranga nje muaj me pare, pasi ishte i dyshuar per falsifikim te kartave te kreditit. Arrestimi i 27-vjecarit, me banim ne Finale te Italise, ishte bere nga policia e qytetit te Imperias, pas nje hetimi disamujor, per falsifikimin e kartave te kreditit, ku shume qytetare italiane ishin ankuar ne polici per vjedhjen e parave nga bankomatet. Tusha, me profesionin murator, ishte vene ne pranga se bashku me disa persona te tjere ne kuader te ketij operacioni. Por pas me shume se nje muaji, ai eshte lene i lire. Vendimi per kete gje eshte dhene nga gjykata e Finales, pasi ka degjuar provat e siguruara nga avokati mbrojtes i te dyshuarit, Klaudio Marchisio, gjate nje seance te zhvilluar dy dite me pare. Ne kete menyre jane hequr akuzat mbi Tushen.
A.C