Dy dite ne koma, vdes minatori i Bulqizes
Minatori Sami Doga, i cili mbeti i plagosur ne minieren e Bulqizes tri dite me pare, ka nderruar jete mbremjen e kaluar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Punetori 45-vjecar, baba i tre femijeve, u aksidentua ne nivelin 16 te pusit numer 2, kur nje masiv minerali u shemb mbi te, teksa punonte ne brendesi te minieres. Minatori u soll menjehere me helikopter ne Siptalin Ushtarak te Tiranes, ku dhe iu nenshtrua operacionit. Por, megjithe nderhyrjen intensive te mjekeve, ai nuk mundi te mbijetoje, si pasoje e demtimeve te shumta te marra ne trup dhe organet e brendshme. Sipas burimeve nga Spitali Ushtarak, Sami Doga nderroi jete rreth ores 22:00 te mbremjes, duke u gdhire dita e djeshme.
Ne momentin e aksidentit, 45-vjecari ishte duke punuar me 4 kolege ne nje thellesi prej 1600 metrash nga siperfaqja. Ata po vendosnin nje kuadrat druri ne vendin ku do te nxirrnin kromin, per te qene me te sigurt, kur eshte shembur nga galeria nje masiv i madh minerali. Per pasoje, Doga ka mbetur i plagosur rende, ndersa fatmiresisht nuk jane demtuar kater minatoret e tjere. Brenda pak minutash, 45-vjecari eshte derguar me helikopter ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku per dy dite mori ndihmen e mjekeve, ndonese ishte ne gjendje kome, derisa nderroi jete. Vdekja e tij e con ne pese numrin e viktimave te galerive te Bulqizen ne harkun kohor te nje viti. Ne periudha te ndryshme, kane vdekur ne kete miniere, si pasoje e aksidenteve, Avni Durici, Hysen Elezi, Zaim Hysa dhe Mehdi Jani. Gjate veres qe shkoi, minatoret e Bulqizes denoncuan vdekjet e njepasnjeshme, si pasoje e kushteve te keqija te punes dhe mungeses se sigurise ne galeri. Grevat e tyre cuan ne nenshkrimin e nje marreveshjeje, pas se ciles 660 minatoret jane rikthyer ne galeri. Por aksidenti i tri diteve me pare ka renduar bilancin e viktimave ne minieren e kromit ne Bulqize. A.C/A.B
Edi Rama:“Jetet qe vriten nga dora e shtetit”
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i shprehu dje ngushellimet familjes se minatorit Sami Doga. Ne njoftimin per shtyp te Partise Socialiste thuhet se “Edi Rama dhe gjithe socialistet e Shqiperise ndiejne hidherim per te gjithe jetet e humbura, qe vriten nga dora e shtetit. Nje dore jo e shtrire drejt njerezve, por e shtrire drejt korrupsionit”. Shefi i selise roze ka shprehur serish nevojen qe ka vendi sot per nje politike te re, qe sheh nga njerezit, per te bere te mundur mbylljen e kesaj serie te frikshme tragjedish ne minieren e Bulqizes, ne kete shpelle te vdekjes, ku ata qe hyne nuk e kane te sigurt daljen”. Duke u bashkuar me dhimbjen e familjes se minatorit te ndjere, kryetari Rama kujton jo vetem tre jetimet qe ai la pas, por edhe femijet e minatoreve te tjere, qe kane humbur jeten tragjikisht neper galerite e minieres. “Edhe pse iu premtua ndihme ekonomike nga shteti, ata vazhdojne te vuajne mizerjen, ku i ka zhytur humbja e kryefamiljarit te shtepise”, perfundon reagimi i selise roze.