E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grate e fshatit: Po na rrahin burrat

Tirane- Dhuna ne familje dhe kerkesat per mbrojtje policore, shenojne tendence ne rritje gjate ketij viti, kryesisht ne zonat rurale. Pothuajse perdite Gjykata e Tiranes ka shqyrtuar nga nje kerkese per nje urdher mbrojtje te kerkuar kryesisht nga grate, te cilat rrihen ne familje. Edhe pse pjesa me e madhe e tyre nuk jane te shkolluara dhe nuk i njohin ligjet, ky fakt nuk i ka penguar ato qe te drejtohen ne sektorin e mbrojtjes se qytetareve. Kerkesat e depozituara ne Drejtorine e Policise se Tiranes, sipas radhes procedurale, dergohen menjehere ne Gjykaten e Shkalles se Pare, ku me pas i nenshtrohen shqyrtimit te tyre. Shpesh here me shenja ne trup, te nxira ne fytyre, grate paraqesin perpara gjykates pretendimet e tyre ne lidhje me dhunen e ushtruar, ndersa me pas kerkojne qe gjykata te largoje “keqberesin”, i cili eshte bashkeshorti, sa me larg femijeve dhe atyre vete. Ne fund gjykata eshte ajo qe vendos nese do ta pranoje urdhrin e mbrojtjes, apo jo. Jo te gjitha kerkesat e paraqitura nga grate per urdhrat e mbrojtjes jane pranuar nga gjykata. Nje pjese e tyre edhe jane refuzuar, pasi nuk kane permbushur kriteret per te perfituar mbrojtjen. Sipas te dhenave te marra nga Gjykata e Tiranes, ka rezultuar se dhuna ne familje eshte shtuar ndjeshem ne zonat rurale. Gjate vitit 2009, ne zonat rurale jane regjistruar 9 kerkesa, nderkohe qe po ne kete periudhe kete vit jane regjistruar 22 kerkesa. Dhuna ne familje eshte ulur ndjeshem ne kryeqytet, ku nga 78 raste te regjistruara nga viti i kaluar, jane regjistruar 68 te tilla. Nderkohe qe ne periferi do te shikojme nje fenomen te uljes se rasteve, ku nga 15 qe u regjistruan vitin e shkuar, kane zbritur ne 12 kerkesa per kete vit. Dhuna ne familje nuk eshte e perqendruar vetem te dhuna e burrit ndaj gruas. Ne Gjykaten e Tiranes ka pasur raste te kerkesave edhe te burrave qe kerkojne mbrojtje nga shteti, pasi grate e tyre ushtronin dhune. Gjate tremujorit te pare ka rezultuar se 5 kerkesa jane regjistruar ne Gjykaten e Tiranes me kete objekt. Por nuk mungojne as rastet e ushtrimit te dhunes ndaj prinderve. Dy cifte te moshuarish kane kerkuar largimin e djemve te tyre nga shtepia, pasi keta te fundit ushtronin presion psikologjik mbi prinderit.
R. Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›