Si u zhduk Ismet Kryeziu

Anila Leli tregon për Korrierin minutat e fundit përpara se i shoqi të largohej nga shtëpia: E dëgjova tek foli në celular dhe i tha atij shokut: Takohemi në orën 6
TIRANË - Një vajzë e vogël lozonjare me kaçurrela, afro katër vjeçe, nxjerr tinëz kokën kur dera e familjes Leli hapet. Është Medina, vajza e vetme e çiftit Kryeziu-Leli, e cila shoqëron gjyshen, Shpresën, kur dikush troket në derën e pallatit pesëkatësh, në rrugën “Niko Avrami”. Familja e Çerçiz Lelit banon shumë pranë shkollës “Bajram Curri”, në afërsi të ish-Shkollës së Bashkuar. Vjehrra e Ismet Kryeziut, pas prezantimit, kërkon aprovimin së bijës për një takim me të. Anilën, gazetaren dhe bashkëshorten e personit të njohur si aktivist i UÇK-së, e gjen të përlotur e të lodhur nga e gjithë historia që po përjeton ajo dhe të afërmit e saj prej katër ditësh: makthin që i shoqi u zhduk pa lënë gjurmë pasdites e së shtunës dhe pyetjet e pafundme të Medinës për fatin e të atit, të cilin e do aq shumë. “Babin e ka marrë policia dhe e ka çuar në mal”, - i thotë vogëlushja së ëmës, pas pyetjeve pa përgjigje që bën për të mësuar se pse i ati nuk e ka vënë në gjumë apo puthur këto ditët e fundit.
Në një bashkëbisedim me gazetaren, e cila jeton prej vitesh në Kosovë, mëson më tepër rreth jetës së Ismet Kryeziut, idealeve dhe dëshirës së paepur të tij për ta parë Shqipërinë e Madhe dhe të bashkuar. Në një intervistë për gazetën, Anila dëshiron të ndalet tek pikat më kyçe, të cilat pretendon se janë keqinterpretuar. Ajo thekson se Ismeti ka shumë ideale për të qenë pjesë e shërbimeve sekrete të huaja dhe e do Kosovën më shumë se çdo gjë tjetër. Ndërsa në lidhje me Remzi Hoxhën, shoqërinë e tyre e cilëson vetëm si një ideal i njëjtë ndaj rezistencës serbe. Gjithashtu, ajo sqaron se arsyeja e vizitës së saj në Tiranë është një vizitë mjekësore për të bijën dhe për të parë prindërit e saj. Pranon që ka dyshimet e veta në lidhje me zhdukjen enigmatike të bashkëshortit, por thotë se kur të vijë koha, do të dijë edhe ndaj kujt do të drejtojë gishtin.
-Kur është hera e fundit që e patë Ismetin?
“Doli të shtunën pasdite për të pirë kafe me një shok. Rreth orës 18:00”.
-Ju tha se cilin shok do të takonte?
“Jo, më tha vetëm që “po dal të takoj një shok këtu afër”.
-Ka folur në telefon momentet e fundit para se të dilte nga banesa?
“Po, e dëgjova tek foli në celular dhe i tha atij shokut: “Takohemi në orën 6”. Më duket se do të takoheshin shumë pranë shtëpisë së prindërve të mi. Vetëm 5 minuta larg shtëpisë”.
-Kur nisët të shqetësoheshit që burri juaj nuk po kthehej në shtëpi?
“Pas dy orësh e mora në telefon, pasi më kishte thënë që s’do vonohej. Por më doli telefoni i fikur”.
-U bëtë merak?
“Sigurisht, pasi nuk u kthye gjithë natën dhe kishte telefonin e fikur. Normale që u bëra merak”.
-Kur vendosët të bënit denoncimin në polici për humbjen e burrit tuaj?
“Shkova në Komisariatin Nr. 4 së bashku me babanë tim për të denoncuar humbjen e Ismetit”.
-Përse kishit ardhur në Tiranë kësaj here?
“Për të vizituar vajzën”.
-Keni ndonjë dyshim se ku mund të ketë shkuar burri juaj ose kush mund ta ketë rrëmbyer?
“Kush foli për rrëmbim? Sa për dyshime ne kemi tonat, por ia kemi lënë në dorë policisë dhe prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes. S’mund të flasim pa pasur prova dhe fakte”.
-Kishte konflikt me ndonjë person apo me njerëz të caktuar burri juaj?
“Absolutisht asnjë person apo njerëz të caktuar. Ismeti di vetëm të bëjë mirë. Ka zemër të madhe”.
-Me çfarë merrej vitet e fundit?
“Me çështjen të cilën i ka dedikuar të gjithë jetën. Qëllimi i tij ishte çlirimi i trojeve shqiptare dhe bashkimi i një Shqipërie të Madhe. Njëkohësisht ishte anëtar i Partisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”.
-A kishte miqësi mes burrit tuaj dhe biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha?
“Remzi Hoxha dhe im shoq ishin thjesht bashkëluftëtarë të një çështjeje të përbashkët. Remziu njihej si financuesi i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ismeti ishte pjesë e rezistencës kundër luftës serbe në Kosovë”.
-A ka lidhje humbja e burrit tuaj me rastin e Remzi Hoxhës?
“Absolutisht jo. Po jua përsëris që ishin thjesht patriotë dhe luftonin për të njëjtën çështje”.
-Në qershor të vitit 1993, Ismet Kryeziu u arrestua nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje”. Në atë kohë u përfol se vetë ambasadori iranian u fut mik tek presidenti i asaj kohe, Berisha, për të liruar Ismetin, sepse ai ishte pjesë e Shërbimeve Sekrete Iraniane. Sa qëndron ky fakt?
“Ky është një spekulim i vërtetë nga fillimi i gjer në fund. Është e vërtetë që im shoq është arrestuar në qershor të vitit 1993, nën akuzën e montuar të trafikut të armëve. Për plot 21 muaj dhe zhvillimit të 36 seancave gjyqësore ka zgjatur gjyqi. Në seancën e fundit, të zhvilluar në Gjykatën e Kasacionit, Zef Brozi ka lënë të lirë për mungesë provash Ismetin. Dhe e gjithë kjo ka ndodhur, pasi pikërisht në seancën e fundit ka dëshmuar Lin Moshi, i cili tani jeton në Amerikë. Lini ka deklaruar përpara trupit gjykues, se vetë ai ka montuar skenën që çoi në pranga Ismetin. Ai ka deklaruar se është urdhëruar nga Shërbimi Informativ Kombëtar i asaj kohe për të f