E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce nis procesi per babane tutor


Nis në gjykatën e Korcës procesi gjyqësor për babanë tutor, i cili ka detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale me të rritur dy vajzat e tij minorene për vite me radhë.

Ne kete seance te pare gjykimi ka perfshire edhe 4 persona te tjere te cilet ne vitin 2004 kane kryer marredhenie me te miturat perkatesisht 8 dhe 10 vjec kundrejt pageses.

Gjykimi per 51-vjecarin Pellumb Mollaj ka nisur mbi bazen e akuzes se ngritur nga prokuroria per shfrytezim prostitucioni te dy te miturave. Seanca e pare gjyqesore per kete ceshtje eshte zhvilluar me dyer te mbyllura per shkak sensibilitetit te ceshtjes.

Kane qene vete vajzat ato te cilat ne vitin 2011 permes nje organizate kane kerkuar ndihme per denoncimin e babait te tyre tutor. Gjate ketij denoncimi vajzat tashme 17 dhe 15-vjecare kane identifikuar edhe personat me te cilet kane kryer marredhenie seksuale te detyruara nga vete babai i tyre : Skender Korrollari, aktualisht 35 vjec, Andon Nameti 76 vjec, Ndoni Koçi, aktualisht 86 vjec, Nevrus Kollanji 81 vjec.
 
Mungesa e avokateve per 4 prej te pandehurve perfshire ketu edhe vete babanë tutor, ka bere qe te kerkohet shtyrja e seances gjyqesore deri ne caktimin e mbrojtesve nga ana e Dhomes se Avokateve per te akuzuarit .
 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Top Show, vrasja e gjyqtarit Konomi
Top Show nisi sezonin e ri. Analistë, gazetarë, përfaqësues të medias e të drejtësisë, diskutuan për ngjarjen e së premtes së 9 shtatorit që tronditi jo vetëm qytetin e Vlorës, por mbarë Shqipërinë; vrasjen e tipit mafioz të gjyqtarit të Shkallës së Parë në Gjykatën e Vlorës, Skerdilajd Konomi. Arrestohet avokati, kërcënoi gjyqtarin
Policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar te marten një avokat të njohur, pasi ky i fundit kërcënoi me jetë një gjyqtar. Shembet miniera e Kalimashit, 2 të vdekur
Një tjetër tragjedi është shënuar në miniera. Dy persona kanë humbur jetën dhe një i tretë është plagosur rëndë nga shembja e një pjese të minierës së Kalimashit në Kukës. Konomi, hetim për pronat
Prokuroria e Krimeve të Rënda fokuson hetimet për vrasjen makabre të gjyqtarit vlonjat Skerdilajd Konomi, në pistën e vrasjes së tij për shkak të pronave. Tiranë, burri vret me thikë gruan
Ekzekutohet nga bashkëshorti me thikë një grua në Shkozë të Tiranë, ndërsa hetimet e para flasin se akti i rëndë është kryer për motive të xhelozisë.


Lajmet kryesore

Arvizu: Atentati ndaj Konomit, i tmerrshëm
"Bashkëpunim mes policisë dhe drejtësisë"
Si vepruan policët ditën e vrasjes së Konomit?
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Mitrovicë, serbët kërcënojnë me bllokime rrugësh
Xhafaj: Konomi u vra nga mafia e tokave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›