Si zgjidhet kandidati për nënpresident në SHBA
Kur votuesit amerikanë zgjedhin një kandidat presidencial, ata njëkohësisht kanë zgjedhur edhe nënpresidentin. Por cilët janë faktorët që merren parasysh për përzgjedhjen e kandidatit për nënpresident? “E zgjodha këtë person si kandidat për nënpresident sepse dua të ndryshoj Uashingtonin dhe ta kthej Amerikën në rrugën e duhur”. Kandidati republikan për president Mitt Romney zgjodhi kongresmenin nga Ëisconsin Paul Ryan, si kandidat për nënpresident. Së bashku ata përbëjnë atë që quhet “bileta e zgjedhjeve e nëntorit”. Zgjedhësit amerikanë votojnë në nëntor për dy persona: njëri për president, tjetri për nënpresident. Sipas traditës kandidati për president zgjedh kandidatin për nënpresident. Por cila është vlera e kandidatit për nënpresident? Robert Dudley i Universitetit George Mason shpjegon: “Kjo bëhet për të përmirësuar shanset për zgjedhje, ku edhe një avantazh i vogël mund të përkthehet në një numër të konsiderueshëm votash”. Përveç aftësisë për të tërhequr vota, një kandidat për nënpresident po ashtu duhet të njohë mirë nivelet e pushtetit në qeverinë federale. Kjo, për arsyen se shumë kandidatë presidencialë në dekadat e fundit nuk kanë qenë njerëz të brendshëm të Uashingtonit. Në vitin 1980, republikani Ronald Reagan zgjodhi një njeri me shumë përvojë, ish-ambasadorin dhe ish-drejtorin e CIA-s George Herbert Ëalker Bush, si nënpresident. Në vitin 1992, guvernatori demokrat nga Arkansasi Bill Clinton zgjodhi Al Gore, i njohur me Uashingtonin. Tetë vjet më pas, Guvernatori republikan nga Teksasi George Ë. Bush zgjodhi ish-Sekretarin e Mbrojtjes Dick Cheney. Në vitin 2008, senatori i ri i atëhershëm Barack Obama zgjodhi një njeri me përvojë në Uashington, Senatorin Joe Biden. Presidenti Obama dhe nënpresidenti Biden mbeten kandidatët për rizgjedhje në Shtëpinë e Bardhë. Vendi i nënpresidentit është përdorur edhe si urë mes brezave ose për tranzicionin mes tyre. Kur George Bush i pari kandidoi për Shtëpinë e Bardhë në vitin 1988, ai zgjodhi Dan Quayle që ishte shumë më i ri për të tërhequr brezin e ashtuquajtur baby boom, të lindurit pas Luftës së Dytë Botërore. Si zoti Clinton, ashtu edhe Gore i takonin këtij brezi. Me dyshen demokrate e vitit 1984, Senatori Ëalter Mondale dhe anëtarja e kongresit, Geraldine Ferraro, shënuan herën e parë që një parti kryesore emëronte një grua. “E pranoj me krenari kandidaturën për nën-presidente të Shteteve të Bashkuara”. Në vitin 2008, republikanët zgjodhën kandidaten e tyre të parë për nënpresidente, guvernatoren e Alaskës, Sarah Palin. Kur zgjedhjet mbyllen, detyra zyrtare e nënpresidentit të ri është të drejtojë në mënyrë ceremoniale Senatin dhe të hedhë votën përcaktuese nëse është e nevojshme. Po ashtu, nënpresidenti duhet të jetë i gatshëm të bëhet president, në rast se ky post mbetet i zbrazët për shkak të vdekjes apo ndonjë arsyeje tjetër.
...