E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas refuzimit të heqjes së imunitetit

16-08-2012 / Gazeta 55

PS-ja lan duart edhe me integrimin europian
 
Në mënyrë të papërgjegjshme, Partia Socialiste i hoqi vetes përgjegjësinë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Me një konferencë të pashembullt për shtyp, deputeti Blendi Klosi, tha se Shqipërisë po i rrezikohet për të tretën herë marrja e statusit kandidat dhe sipas tij jo për faj të opozitës, por për faj të kabinetit qeveritar. Padyshim partia Socialiste me një dëshirë për të penguar integrimin e vendit thuajse e bëri fakt të kryer refuzimin për herë të 3-të marrjen e statusit të vendit kandidat. Duket sikur paraprakisht kërkon të heqë fajin e saj me akuza imagjinare ndaj qeverisë Berisha. Por komisionari për zgjerim të BE-së, Stefan Fyle, në një intervistë për ueb-sajtin “Euroaktiv” nënvizoi faktin se masa kritike që Shqipëria të marrë statusit e vendit kandidat është heqja e imunitetit, për të cilin Fyle theksoi se ekziston një draft i përbashkët që refuzohet të votohet nga opozita. Ndaj përgjegjësitë, në rast refuzimi në raport progresin e 12 tetorit, janë të ditura dhe të peshuara. Kreu i PS-së, Edi Rama refuzon të jetë pjesë e zgjidhjes, ndërsa merret me përzgjedhjen e fjalëve që kanë efekt sa më rrënues për qeverinë, pa marrë parasysh të vërtetën.
Në politikë, pilotimi i perceptimit ndaj tjetrit kundërshtar, edhe pse i padrejtë ndofta ka më shumë rëndësi sesa e vërteta.
Megjithatë me arsye të ftohtë lexohet e gjithë vijë sjellja e një qeverie apo opozita do të shikohet kush qëndron më me dinjitet në politikën kombëtare. Anëtarësimi në NATO: aleancën më të madhe ushtarake të të gjitha kohërave është meritë e reformave të padiskutueshme të qeverisë së kryeministrit Berisha, ndërsa opozita kundërshtonte prej kohësh NATO, herë me ideologji e herë jo drejtpërdrejt por padyshim me protesta dhe në ditën e ngritjes së flamurit në komandën qendrore në Bruksel. Lëvizja e lirë e qytetarëve në zonën “Shengen”, pas heqjes së vizave, është për meritë e punës së administratës së drejtuar prej kryeministrit Berisha, ndërsa opozita si në parlamentin shqiptar ku deklaronte se kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike ishin të falsifikuara, madje deputetët Ruçi e Balla kishin dhe një shifër me numër 70 mijë, po ashtu në Bruksel dhe Strasburg deklarohej se nëse liberalizoheshin vizat do të kishte eksod, madje Valentina Leskaj deklaroi se ¼ e popullsisë ishte potencial për emigracion. Ndaj janë dy indicie të forta e të dokumentuar që me refuzimin e heqjes së imunitetit bëjnë tre, pra, një fakt tërësisht të provuar për sjelljen anti-integrim të opozitës së kryesuar prej Edi Ramës. Nuk ka asnjë interes kryeministri Berisha të punojë kundër asaj që vetë e ka quajtur ëndrra më e bukur e shqiptarëve. Përkundrazi çdo investim energjie e shpenzimesh janë arritja e standardeve dhe stadit të një vendi të zhvilluar siç janë të gjithë vendet e Bashkimit Europian.
Ngushtësia e opozitës  për të parë fitore politike të Berishës dhe te marrja e statusit të vendit kandidat si paradhomë e anëtarësimit në komunitetin Europian është një dramë që ushqehet prej humbjeve të njëpasnjëshme elektorale të Ramës.
Mungesa e ideve të reja politike, konsumimi në diatriba të pasinqerta dhe hedhja e fajit kundërshtarit, përçarja në klane pasanikësh e fukarenjsh e  PS-së  po ashtu përçarja e  partive të  vogla të opozitës dëftejnë për paaftësinë e Ramës për të organizuar një opozite të fortë, integruese dhe konkurruese.   

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›