Tiranë-Elbasan, llogaritjet për fitimet
19/03/2010 Segmenti i ri rrugor vlerësohet me leverdishmëri shumë të madhe ekonomike
Shkurtimi i distancës kohore, vetëm karburant kursehen 5 euro për çdo lëvizje
Rruga Tiranë-Elbasan parashikohet të jetë një ndër rrugët më të leverdishme që ka ndërtuar qeveria shqiptare. Ky segment rrugor me gjatësi 32.6 kilometër dhe me një kosto që do të arrijë në 260 milionë euro llogaritet të kthejë mbrapsht investimin brenda një kohe shumë të shkurtër. Tashmë ekspertët e Ministrisë së Transporteve kanë përmbyllur llogaritjet për këtë aks rrugor dhe sipas tyre, pavarësisht se do të jetë investim tepër i kushtueshëm i qeverisë, leverdishmëria ekonomike e kësaj rruge për banorët e Tiranës, Elbasanit dhe të zonave ku do të kalojë kjo rrugë do e justifikojë këtë çmim. Por përveç rigjallërimit të zonës kjo rrugë do të shkurtojë ndjeshëm kohëzgjatjen e udhëtimit nga Tirana në Elbasan dhe si rrjedhojë do të pakësojë konsumin e karburantit të harxhuar, ndërsa nga ana tjetër do të ndikojë në mirëmbajtjen e automjeteve për shkak të cilësisë së mirë të saj. Sipas zëvendësministrit Ernest Noka, fakti që kjo rrugë do të kalojë në më shumë se gjysmën e sipërfaqes së saj në zonë urbane do të sjellë mundësi për zhvillim aktiviteti për banorët e zonave ku do të kalojë kjo rrugë. “Zona e parë prej 2,3 km do të jetë në zonë urbane, çka do të thotë një impuls zhvillimi ekonomik për Tiranën dhe Elbasanin”, theksoi Noka. Nga ana tjetër janë edhe një sërë faktorësh të tjerë që e nxjerrin këtë rrugë si shumë të leverdishme. “Koha e udhëtimit për këtë rrugë është 18 minuta, pra rruga aktuale shkurtohet me rreth 40 minuta që në llogaritje harxhimi për mjet është gati 5 euro për çdo rrugë Tiranë-Elbasan. Duke llogaritur fluksin e automjeteve që parashikohet të kalojnë në këtë rrugë, që janë 10 mijë vetëm për ditën e parë dhe kursimi i tyre është shumë i madh, atëherë në mënyrë simbolike mund të themi se investimi do të rikthehet brenda pak kohësh”, vazhdoi Noka. Qeveria ka vendosur të zgjedhë variantin më të shkurtër, por më të kushtueshëm të rrugës së re me tunel. Rruga do të kalojë në dalje të Tiranës, përmes Lundrës, Mulletit, më pas do të futet në tunelin e Qafë Kërrabës, për të dalë sërish në hyrje të Elbasanit, aty ku kalon rruga ekzistuese. Qeveria pati tre variante dhe zgjodhi pikërisht projektin me dy tunele, që është më i shkurtri, por edhe më i kushtueshmi. Burime nga Ministria e Transporteve tregojnë se kosto e përafërt e rrugës shkon diku te 200 milionë euro, por me një limit deri në 270 milionë euro. Sipas projektit, parashikohet që tunelet të kenë një gjatësi prej 2.1 kilometrash, ose në total të dy tubat të jenë 4.3 kilometra të gjatë. E gjithë rruga do të jetë 31.17 kilometra dhe do të ketë katër korsi me gjerësi 3.75 metra secila. Parashikohet që shpejtësia të jetë 100-120 kilometra në orë.
Boshti i Jugut
Segmenti rrugor Tiranë-Elbasan është edhe pjesa e parë e projektit të Boshtit të Jugut. Ky është edhe premtimi që ka bërë Kryeministri Sali Berisha për mandatin e dytë të qeverisjes së tij. Projekti në fjalë është shumë i kushtueshëm, por do të mund të t’i japë zgjidhje përfundimisht afrimit të Sarandës me kryeqytetin. Sipas projektit, parashikohet Berati të jetë vetëm 40 kilometër larg Tepelenës.
Fondet
Pavarësisht krizës ekonomike, të paktën për aksin rrugor Tiranë-Elbasan, qeveria shqiptare ka arritur të sigurojë një pjesë të fondeve për ndërtimin e saj. Specialistët parashikojnë që vetëm tuneli i rrugës do të kushtojë rreth 100 milionë euro. Pikërisht kjo pjesë do të ndërtohet me kredinë e butë që është dhënë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërsa projekti për Boshtin e Jugut u mundësua nga kompanitë kuvajtiane.