E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia: Irani po humb shansin e dialogut me botën

Rusia deklaron se Irani është duke humbur shansin për dialog me komunitetin ndërkombëtar, dhe se disa sanksione të papërcaktuara qartë mund të rezultojnë të pashmangshme.
"Mendojmë se Irani po e humb shansin e tij për një dialog korrekt, të favorshëm për të dyja palët mbi bazën e propozimeve të bëra", deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në përfundim të një takimi me shefes së diplomacisë amerikane Hilari Klinton dhe presidentit rus Dmitri Medvedev.
Lavrov përsëriti se Rusia nuk i kundërshton më në parim sanksionet ndaj Iranit, i cili dyshohet se po përpiqet të krijojë një program bërthamor ushtarak.
"Ashtu siç ka thënë presidenti Medvedev, sanksionet janë të rralla, por mund të arrijmë në një situatë kur ato janë të pashmangshme. Ne nuk e përjashtojmë që një situatë e tillë mund të ndodhë dhe ato mund të jenë të pashmangshme. Nuk përjashtojmë që një situatë e tillë mund të ndodhë me Iranin", bëri të ditur Lavrov.
"Sanksionet duhet të jenë të menduara mirë, jo paralizuese, pa pasojë humanitare negative mbi popullsinë", shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›