E Diel, 1 Nëntor 2026

Siguria dhe shqetesimet ekonomike ne qender te vizites se zotit Obama ne Australi

Pas drejtimit te takimit te APEC-ut ne Hauai Presidenti Barak Obama javen qe vjen ben nje vizite te shtyre prej shume kohesh ne nje prej vendeve aleate kryesore te Shteteve te Bashkuara Australi. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Dan Robinson njofton se te dy vendet pritet te njoftojne zyrtarisht nje marreveshje per zgjerimin e perdorimit te bazave ushtarake australiane nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Obama kishte ne plan te vizitonte Australine qe nga viti i kalouar por ju desh te shtynte udhetimin dy here si rezultat i legjislacionit per kujdesin shendetesor dhe pastaj pas rrjedhes se naftes ne Gjirin e Meksikes. Australia eshte nje prej pese aleateve amerikane te traktatit ne rajon dhe po ashtu nje prej nente vendeve te perfshira ne negociata per krijimin e nje Partneriteti te ri Trans-Pasifik.

Vizita nje ditore e presidentit Obama perkon me 60 vjetorin e Traktatit te vitit 1951 ANZUS Australia Zelanda e Re Shtetet e Bashkuara qe percaktoi angazhime per siguri te perbashket.

Pervec Kanberes ku presidenti do ti drejtohet Parlamentit ai do te ndaloje ne Daruin skene e disa prej bombardimeve me te medha japoneze gjate Luftes se Dyte Boterore.

Shtetet e Bashkuara dhe Australia kane lidhje tejet te ngushta ushtarake dhe zbulimi. Australia ka trupa ne Afganistan. Zoti Obama pritet te nderoje ushtaret australiane te vrare dhe plagosur gjate sulmeve te fundit atje.

Themelet per marreveshjen ushtarake u hodhen gjate bisedimeve ndermjet zyrtareve ushtarake amerikane dhe australiane gjate muajve te fundit. Ne baze te marreveshjes ushtria amerikane do te kete qasje me te madhe ne bazat Austaliane ne perendim te vendit dhe vendosje te paisjeve te nevojshme. Earnest Bouer eshte me Qendren per Studime Stategjike dhe Nderkombetare.

Kjo eshte shume e rendesishme. Australianet kane treguar mbeshtetje pre 55 perqindesh ne favor te bazave amerikane ne Australi.shte nje kohe e vecante per mbare Azine ku siguria ameriakane eshte tejet e mirepritur per te balancuar ate qe shikohet si nje agresion kinez aktual kryesisht ne Detin e Kines se Jugut po ashtu edhe ne Senkakus dhe Diaoyus ne veri.

Ekspertet rajonal thone se Austalia do te perfitoje shume nderkohe qe Shtetet e Bashkuara marrin ne shqyrtim forcat ushtarake dhe merren vendimet mbi prezencen ushtarake amerikane ne Azi-Paqesore dhe koston qe vjen me te.

Ambasadori i Australise ne Shtetet e Bashkuara Kim Beazley foli mbi bashkepunimin e sigurise  Amerikano-Australian dhe aleancen e ANZUS gjate nje interviste te koheve te fundit me Programin e Azise Jugore ne Qendren per Studime Nderkombetare dhe Strategjike.

Aleanca ANZUS eshte nje strukture e ndertuar gjate kursit te Luftes se Ftohte si pjese e sistemit amerikan te parandalimit ku angazhimi mes Shteteve te Bashkuara dhe partnereve te tjere te traktatit eshte intensifikuar qe nga fundi i Luftes se Ftohte ne krahasim me endjen per te gjetur nje mision dhe ndoshta renia ne njeren ane cfare ka ndodhur me shume te tjere.

Gjate nje fjalimi te koheve te fundit ne konferencen e Keshillit Amerikan per eshtjet Boterore ne Washington Zevendes Sekretari i Shtetit William Burns tha se nje mesazh kryesor i udhetimit te zotit Obama ne Azi-Paqesor eshte per te theksuar sigurine amerikane dhe po ashtu angazhimin ekonomik ne Paqesor.

Nderkohe qe ne hedhim veshtrimin drejt se ardhmes ne fillojme nga pozita e fuqise. Amerika eshte nje pjestare diplomatike ushtarake dhe fuqise ekonomike ne Paqesor dhe sikurse thote Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ne jemi ketu per te qendruar. Themeli i politikes tone mbetet aleanca jone historike me Japonine Korene e Jugut Australine Filipinet dhe Tajlanden e cila eshte partneri yne me i vjeter i traktatit.

Pas vizites ne Australi Presidenti Obama shkon Ne Bali dhe takimin e nivelit te larte te Azise Lindore. Atje do te zhvilloje disa takime dypaleshe perfshi presidentin kinez Hu Jintaoi dhe nje qe pritet me presidentin rus Dmitry Medvedev. Ai do te kete te njejtin mesazh qe transmetoi per udheheqesit ne takimin e APEC-ut se Shtetet e Bashkuara synojne te jene nje partner i besueshem ekonomik dhe e shikojne Azi-Paqesorin si pjesen me dinamike te botes per dekada qe vijne dhe nje rajon ku stabiliteti eshte vendimtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›