Shtatë vjet burg për ish-presidentin

Në muajin mars, ai ishte dënuar me shtatë vjet e dy muaj burg, pasi ishte shpallur fajtor për dhunimin e një zyrtareje derisa ishte ministër, dhe për keqtrajtim seksual të dy femrave të tjera, derisa ishte president i vendit, mes viteve 2000 dhe 2007.
Katsav deklaroi se do të ankohet ndaj vendimit, duke pohuar se femra që e paditi ishte pajtuar vullnetarisht që të kishte marrëdhënie seksuale me të.
Aktgjykimi dhe dënimi i Katsav konsiderohet triumf i madh i të drejtave të femrave, e veçanërisht i viktimave të dhunimeve, por edhe një gatishmëri e sistemit juridik për ndërmarrjen e masave kundër personaliteteve më me ndikim në Izrael, thekson agjencia AP.
Gjatë gjithë procesit ai u deklarua i pafajshëm, por gjatë gjykimit të së enjtes nuk reagoi fare, sepse ishte e qartë që ankesa e tij do të refuzohej.