Shpërthim në gazsjellësin Egjipt-Izrael

Të enjten në mëngjes, në qytetin El-Arish, në veri të Gadishullit të Sinajit, ka shpërthyer gazsjellësi nëpërmjet të cilit transportohet gazi nga Izraeli në Jordani. Nuk është raportuar për ndonjë viktimë.
Ky është shpërthimi i shtatë që ndodhë në këtë gazsjellës, prej kohë së rrëzimit nga pushteti të presidentit egjiptian Mobarak, në muajin shkurt.
Për këtë incident autoritetet egjiptian i akuzuan aktivistët që po protestojnë kundër eksportit të gazit në Izrael.
Zyrtarët e qeverisë së re të Egjiptit ndërkohë po mundohen të ndryshojnë kontratën për eksportin e gazit, sepse konsiderojnë se ajo është tepër e favorshme për Izraelin.
Edhe pse autoritetet pohojnë se ka kohë që kanë shtuar masat e sigurisë përreth gazsjellësit, ato qartazi nuk arritën të parandalonin shpërthimin e fundit.