E Diel, 1 Nëntor 2026

mimi i grurit

Spekulimet qe po shkaterrojne miliona jete

Spekulatoret financiare here pas here kapen pas mallrave bujqesore dhe si rezultat kohet e fundit cmimet e dritherave kane kapur qiellin. Ne nje interviste nje nga ekonomistet me te famshem gjermane per ceshtjet e bujqesise Joachim vob Braun flet per goditjen ndaj ketyre spekulatoreve dhe per rreziqet qe kane cmimet e larta per te varfrit ne bote.

Profesor aktualisht gruri eshte 40 me i shtrenjte nga sa ishte ne muajin korrik dhe cmimi u rrit me 20 vetem brenda nje jave. A mendoni se kjo eshte nje tendence qe do te vazhdoje edhe ne kohet ne vijim

Ne pergjithesi duhet qe te pergatitemi per te pare rritje cmimesh. Per momentin situata eshte shume e brishte ne kete sektor.

A eshte e te tillave permasa dhe problematike si ne vitin 2008 kur cmimet u rriten jashtezakonisht shume duke shkaktuar edhe revolta ne te gjithe boten

Problemet strukturore nuk jane zgjidhur. Ndryshimet klimatike jane duke vazhduar. Zjarret ne Rusi dhe permbytjet ne Pakistan jane shenja paralajmeruese. Popullsia e planetit eshte duke u rritur dhe uji eshte nje mall qe po vjen e po rrallohet. Nderkaq njerezit kane filluar qe te hane me shume mish. Te gjitha keto cojne ne nje rritje te kerkeses dhe nderkohe oferta mbetet e kufizuar. Per me teper ngjarjet e vitit 2008 i kane politizuar tregjet globale ne nje shkalle shume te madhe shume me te madhe se ne te shkuaren.

Jeni duke aluduar per Rusine qe beri nje bllokim te transportit te grurit se fundmi

Vendimi i Rusise i ka bere tregjet shume nervoze dhe te lekundur. Deshtimi i tregjeve ne nje krize sic ndodhi ne vitin 2008 con ne nje humbje te madhe te besimit ne tregtine boterore. Kjo i demton shume te varfrit dhe con para dhe perfitime te medha ne xhepat e spekulatoreve.

Cili mendoni ju se ka qene roli i spekulatoreve financiare ne rritjen e fundit te cmimeve dhe ne cfare permase

Nuk ka dicka qe mund te shprehet saktesisht ne shifra dhe perqindje. Por lidhja ne kete rast eshte shume e dukshme. Cmimet nuk percaktohen vetem nga sasia reale e furnizimit dhe e kerkeses. Perdorimi spekulativ i kapitalit financiar eshte nje tjeter faktor qe i cmend cmimet. Problemi me i madh jane levizjet e paparashikuara lart dhe poshte te cmimeve sepse ato frenojne dhe tkurrin investimet.

Po ne fakt spekulatoret nuk kane dale tani ne skene

Ne fakt behet fjale per zhvillime qe datojne ne vitin 2004 ne prag te crregullimit te tregjeve te brendshme financiare. Ne ate kohe ne nisem qe te shohim nderthurjen mes tregjeve financiare dhe tregjeve bujqesore dy biznese qe kishin pak gjera te perbashketa deri ne ate moment. Rezultati u be i qarte per here te pare gjate krizes financiare te vitit 2008. Kur qeveria e Vietnamit njoftoi se ishte duke mbyllur tregun e orizit cmimet te nesermen e nje njoftimi te tille u rriten me 30. Nje rritje e tille e jashtezakonshme dhe e paparalajmeruar nuk mund te kete asnje shpjegim nga ndonje lloj modeli ekonomik qe ka te beje me faktoret konvencionale si prodhimi kerkesa etj.

Se fundmi megjithate bankat jane lojtaret finale te tregjeve te mallrave qe do te thote se pergjegjesia per lekundshmerine e cmimeve eshte per faj te tyre.

Kjo eshte e vertete por vetem ne aparence. Bankat mbeshteten per shembull nga fondet e pensioneve dhe te sigurimeve dhe ne kete rast behet fjale per investime prej miliarda dollaresh. Ato perfitojne nga fakti se cmimet e mallrave dhe ato te aksioneve levizin ne drejtim te kundert duke u mundesuar qe te balancojne rrezikun. Kjo i ben mallrat ndjellese duke i konsideruar edhe si nje mundesi investimi.

Jeni duke thene se ai qe per shembull blen nje sigurim per jeten eshte ne kete rast duke mbeshtetur spekulacionet e grurit dhe te kakaos

Kjo ka nevoje per vleresim te metejshem. Ne nje krize si kjo e sotmja sjelljet spekulative behen pjese e sjelljeve te te gjithe popullsise. Spekulatoret e perfshire ne tregtine e vertete te grurit permbushin nje funksion te rendesishem sepse aktivitetet e tyre sinjalizojne tregun nese nje mall i caktuar eshte jo i mire dhe i shtrenjte apo i lire dhe me sasi te madhe. Spekulimi i shkaktuar nga tregjet financiare eshte i ndryshem sepse synon cmime te corientuara dhe corientuese.

Nga nje kendveshtrim moral eshte shume e rende qe te luash bixhoz me produktet ushqimore.

Kjo sigurisht eshte nje pyetje qe duhet tia bejme vetes. Nese cmimet reflektojne spekulimet sic mund te supozojme ne disa raste rritja e cmimeve si pasoje e spekulimeve u shkakton nje dem shume te madh miliona njerezve dhe kjo per sa u takon ceshtjeve te shendetit madje edhe vete ekzistences fizike sepse ata nuk munden me cmimet e reja qe te perballojne nevojat e tyre ushqimore.

Cfare duhet bere per te ndaluar spekulimet

Duhet te krijohet nje klub i vendeve kryesore dhe kyce te eksportimit te grurit. Anetaret e ketij klubi duhet qe te krijojne nje rezerve ne nivel global nje rezerve te vertete dhe te madhe te grurit ne bote si dhe nje rezerve virtuale.

Cfare nenkuptoni me kete

Rezerva virtuale e grurit mund te perbehet nga nje fond kapitalesh rreth 20 ose 30 miliarde dollare qe do te perdoret vetem ne raste krizash. Per shembull ne rastin kur cmimet rriten ky klub duhet qe te bleje kontratat e ardhshme ne te gjitha bursat e botes ate te Cikagos Londres dhe Parisit. Parate ne kete fond duhet qe te jene te mjaftueshme per te blere gjysmen e grurit orizit dhe misrit qe tregtohet ne bote pra produkteve qe jane shume kritike dhe te rendesishme per njerezit e varfer. Me fjale te tjera klubi duhet qe te kete rolin e nje banke qendrore te grurit boteror.

Kjo do te ishte nje nderhyrje shume thelbesore ne tregun boteror

Ne po flasim per rastet e ngritjes ekstreme te cmimeve ne rang boteror dhe kjo konform kushteve te tregut. Ndoshta per amerikanet do te ishte nje veprim shume rregullator per idene e tyre te tregut te lire. Megjithate ne te gjithe kemi nevoje per nje institucion global anetaret e te cilit duhet ta ndihmojne njeri-tjetrin realisht ne rastet e krizave boterore te grurit.

Mendoni se nje klub i tille do te kishte mundur qe ti parandalonte krizat aktuale

Jam i mendimit se nje organizate rregullatore dhe balancuese eshte e mire jo vetem per nxjerrjen nga kriza por mbi te gjitha per parandalimin e situatave katastrofike te rritjes se cmimeve qe shkaktohen dhe jane ne perfitim te spekulatoreve nderkombetare dhe ne kurriz te jetes se miliona veteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›