E Diel, 1 Nëntor 2026

Hejman vlereson rolin e Presidentit Topi si garant i Kushtetutes



Presidenti i Republikes Bamir Topi priti dje ne nje takim te vecante kryetaren e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar baroneshen Helen Hejman. Duke vene ne dukje marredheniet e shkelqyera midis Republikes se Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar kreu i shtetit shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e fuqishme qe i eshte dhene Shqiperise nga nje vend tradicionalisht mik dhe aleat dhe nje partner strategjik ne mbarevajtjen e proceseve integruese dhe konfirmoi ne kete menyre vullnetin e popullit shqiptar per te vazhduar ne kete drejtim. Me tej presidenti Topi beri nje pershkrim te situates aktuale ne vend te zhvillimeve me te fundit ne Shqiperi dhe te arritjeve ne drejtim te konsolidimit te institucioneve demokratike dhe te pavaresise se tyre si dhe te shtetit te se drejtes. Kryetarja e Dhomes se Lordeve ne Britanine e Madhe baronesha Hejman pasi vleresoi rolin moderator dhe pozitiv te presidentit Topi ne garantimin e Kushtetutes dhe te pavaresise se institucioneve demokratike e kushtetuese e siguroi kreun e shtetit shqiptar mbi mbeshtetjen e vazhdueshme e te palekundur te Mbreterise se Bashkuar per vendin tone per forcimin dhe thellimin e demokracise shqiptare per sistemin e drejtesise dhe institucionet e pavarura kushtetuese. Baronesha Hejman shprehu besimin e plote ne integrimin se shpejti te Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe theksoi rendesine e nje dialogu politik dhe te nje demokracie funksionale e institucionale ne kete drejtim.

21 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›