E Enjte, 5 Nëntor 2026

Siguria kibernetike, mblidhen në Tiranë zyrtarë të Kartës SHBA-Adriatik

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Në Tiranë u zhvillua nën kryesimin e Shqipërisë, takimi i drejtorëve të Punëve të Jashtme dhe Krerëve të Ekipeve të Reagimit ndaj Incidenteve të Sigurisë Kibernetike (CSIRT) të Kartës SHBA-Adriatik.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur se takimi u fokusua në përdorimin e politikave dhe diplomacisë për të rritur sigurinë kibernetike nëpërmjet bashkëpunimit rajonal.

Gjatë diskutimeve u theksua roli i Kartës në promovimin e diplomacisë kibernetike dhe sigurisë kibernetike rajonale.

“Po ashtu u theksua roli i Kartës në ndarjen e praktikave më të mira, iniciativat e përbashkëta dhe programet për krijimin e kapaciteteve duke kombinuar elementët politikë dhe teknikë për një qëndrueshmëri më të fortë kibernetike”, thuhet në njoftim.

/m.m/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›